Mastaba

Struktura e një mastabaje, me pus dhe dhomë mortore hipogjeike

Mastabaja është një tip i veçantë varri monumental i përdorur gjatë fazave të para të historisë së Qytetërimit të Lashtë Egjiptian. Termi rrjedh nga fjala arabe مصطبة që do të thotë "bankë" ose "banket". Ato bashkoheshin në nekropole apo varreza.

Evolucioni

Mastabaja u ideua në periudhën e hershme si "pirg" me qëllim që të mbronte trupat e të vdekurve nga kafshët në kërkim të ushqimit. Varrezat në zanafillë, gradualisht të futura në një thellësi gjithmonë e më të madhe si dhe në pjesën e tyre të sipërme grumbullohej një pirg gurësh dhe rëre, simbol i kodrës zanafillore, Tatenen, i dalë nga hyjnia Nun në fillim të kohëve.[1]

Mastaba e princeshës Idut në Sakara

Gjatë Periudhës Paradinastike të Egjiptit gropat që përmbanin varret u gërmuan disa metra më poshtë, u veshën me tulla balte dhe dru si dhe u dekoruan faqet me piktura të ndryshme. Varret në formë mastabaje më të thjeshtë përbëhen nga një shkallëzim në formën e një trungu piramidal. Struktura përmbante disa kapela rituale, një portë false të dekoruar dhe kornizuar {nëpërmjet të cilës i mundësohej të vdekurit, ose më mirë Ba-së (Një nga format kryesore që përbënte shpirtin në Egjiptin e Lashtë) së tij[2], për të marrë ofërtat e vendosura nga të gjallët në tryezën e ofertave, për të shkuar në botën e përtejme (Aaru)}, që fillimisht ishte një stelë e vendosur në një cep dhe pastaj do të bëhej një panel i sipërm i portës, që përmbante edhe statujëzën që paraqiste të vdekurin dhe një pus përgjithësisht i mbyllur me gurë dhe detritë, shumë herë mjaft i thellë, - edhe mbi njëzet metra - dhe që mundësonte hyrjen në varrin e mirëfilltë. Pjesa e jashtme e mastabasë, ajo në sipërfaqe (që ishte në të kundërt të pusit), kishte si funksion atë të mbylljes së hyrjes për në varr dhe të shënonte praninë e varrit. E përdorur nga sovranët e Periudhës Arkaike të Egjiptit, të quajtur edhe Periudha Thinite, ky tip strukture do të mbetej më vonë karakteristikë e fisnikërisë (vizirëve, skribëve, zyrtarëve të lartë dhe priftërinjve) deri në dinasti shumë më të vona. Mendohet se nga ky tip strukture u zhvillua më pas piramida e mirëfilltë. Për shembull piramida e famshme e shkallëzuar e Djoserit mund të shihet si një seri mastabashë të mbivendosura për të arritur në etapën evolutive të kompleksit piramidal egjiptian.

Karakteristika

Mastaba mbretërore kishte karakteristika preçize që nuk gjenden shpesh në ato private që kishin skema shumë të ndryshueshme. Ato kishin katër karakteristika kryesore[3]:

  • orientimi VL-JP në drejtimin e yjeve cirkumpolarë (yje të qiellit verior dhe që shfaqen gjithmonë), lindja e diellit, varri i Osirisit (në jug) dhe mbretëria e të vdekurve (perëndimi);
  • Vendi i kultit dhe dhoma mortore të ndara;
  • Vendi i kultit i jashtëm në lindje që më pas u zhvillua në strukturën e mbivendosur në një kapelë apostafat;
  • muri i jashtëm si façatë pallati.

Shiko edhe

Referimet

  1. ^ Kathy Hansen, Egitto, idealibri, 1997, Rimini, fq. 77-79.
  2. ^ Mario Tosi: Dizionario enciclopedico delle divinità dell'antico Egitto, fq. 248-249.
  3. ^ Mario Tosi: Dizionario enciclopedico delle divinità dell'antico Egitto, vol. II, fq. 12-13.

Bibliografia

  • Nicolas Grimal, Histoire de l'Egipte ancienne, Librairie Arthème Fayard, 1988.
  • Maurizio Damiano-Appia: Dizionario enciclopedico dell'antico Egitto e delle civiltà nubiane, Milano, Mondadori, 1996, isbn 88-7813-611-5.
  • Mario Tosi: Dizionario enciclopedico delle divinità dell'antico Egitto, volume 2, Torino, Ananke, 2006, isbn 88-7325-115-3.

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!