Marrëdhëniet e jashtme të Kinës

Vendet e botës që tregojnë marrëdhënie diplomatike dekadash të filluara me Republikën Popullore të Kinës: 1949/1950 (e kuqe e errët), 1960 (e kuqe), 1970 (portokalli), 1980 (bezhë) dhe 1990/2000 (e verdhë). Vendet që nuk njihen ose nuk e njohin PRC-në janë gri.

Kina zbaton me vendosmëri politikat e jashtme të pavarura dhe paqesore, objektivi themelor i politikave është mbrojtja e pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Kinës, krijimi i një mjedisi të mirë ndërkombëtar për reformën e hapjes dhe ndërtimin e modernizimit të Kinës, mbrojtja e paqes botërore, nxitja e zhvillimit të përbashkët. Përmbajtjet kryesore janë:

Zbaton gjithëmonë parimet autonome dhe të pavarura, nuk bën aleancë me asnjë vend të madh ose me grup vendesh, nuk krijon grup ushtarak, nuk merr pjesë në garën e armatimeve, nuk bën zgjerimin ushtarak.

Kundërshton hegjemonizëm, ruan paqen botërore, këmbëngul që pavarësisht se i madh apo i vogël, i fuqishëm apo i dobët, i pasur apo i varfër, të gjitha vendet janë anëtarët e barabartë të komunitetit ndërkombëtar. Vendet e ndryshme duhet të zgjidhin konflikte dhe mos-marrëveshje të njera-tjetrës nëpërmjet konsultimeve paqesore, nuk duhet të kërcënojnë vendet e tjera me forca të armatosura dhe nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera me asnjë pretekst.

Nxit aktivisht krijimin e sistemit të ri, të barabartë, të rregulltë politik e ekonomik ndërkomëtar. 5 parimet e bashkëekzistencës paqesore dhe normat e tjera të marrëdhënieve ndërkombëtare duhet të jenë baza e krijimit të sistemit të ri politik e ekonomik ndërkombëtar.

Dëshiron të krijojë dhe zhvillojë marrëdhëniet e bashkëpunimit miqësor me të gjitha vendet në bazë të respektimit të sovranitetit dhe të tërësisë territoriale, të mos-shkeljes së territoreve të njera-tjetrës, të mos-ndërhyrjes në punët e brendshme të njera-tjetrës, të barazisë dhe të leverdisë reciproke, të 5 parimeve të bashkëekzistencës paqesore.

Zbaton politikën e hapjes ndaj botës së jashtme, dëshiron të zhvillojë gjerësisht tregtinë, bashkëpunimin ekonomik e teknologjik dhe shkëmbimet shkencore e kulturore me të gjitha vendet e rajonet e botës në bazë të barazisë dhe të leverdisë reciproke për të nxitur lulëzimin e përbashkët.

Merr pjesë aktivisht në veprimet shumëpalëshe diplomatike, ruan me vendosmëri paqen botërore dhe stabilitetin rajonal.

Gjatë mbi 50 vjetëve pas krijimit të Kinës së re, nëpërmjet plotësimit dhe zhvillimit, janë përsosur politikat e jashtme kineze duke krijuar një sistem diplomatik me karakteristika kineze. Në të ardhmen, do të zhvillohen vazhdimisht shumëpolarizimi i situatës botërore dhe globalizimi ekonomik. Paqja, bashkëpunimi dhe zhvillimi janë bërë dëshira e përbashkët e popujve të vendeve të ndryshme. Në shekullin e ri, punët e jashtme kineze përballojnë shanse dhe sfida prandaj duhet të mbajmë gjithmonë gjakftohtësi. Duhet të njohim më qartë situatën ndërkombëtare, të kapim shanse dhe përballojmë sfida. Duhet të mësojmë vazhdimisht mendimet doplomatike të Deng Xiaopingut, nën udhëheqjen e komitetit qendror të Partisë me Hu Jintao në krye, zbatojmë seriozisht politika të jashtme të pavarura autonome paqesore, krijojmë më tej mjedis të mirë paqesor ndërkombëtar për ndërtimin e modernizimit socialist të Kinës duke dhënë kontributin e vet për çështjen e paqes dhe të zhvillimit botëror.

Pas krijimit në vitin 1949 të Republikës Popullore të Kinës, punët e jashtme të Kinës hyrën në një periudhë të re.

Nga viti 1949 deri në fund të viteve 50-të të shekullit të kaluar, Kina vendosi marrëdhënie diplomatike duke zhvilluar bashkëpunimin miqësor me Bashkimin Sovjetik dhe vende të tjera socialiste. Pas konferencës Azi-Afrikë të Bandungut të Indonezisë, disa vende aziatike e afrikane vendosën gjithashtu marrëdhëniet diplomatike me Kinën. Deri në vitin 1956, 25 vende lidhën marrëdhënie diplomatike me Kinën.

Nga fundi i viteve të 50-të deri në fundin e viteve 60-të të shekullit të kaluar, Kina nënshkroi përkatësisht traktatin miqësor dhe marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik e teknologjik me Guine, Ganë, Mali, Kongo, Tanzani etj, përkrahu luftën e Angolës, Guinea-Bishaut, Mozambikut, Zimbabvesë, Namibisë etj për pavarësi dhe luftën anti-raciale të popullit të Afrikës së Jugut. Zgjidhi me radhë problemin kufitar me Birmani, Nepal, Mongoli dhe Afganistan duke nënshkruar traktatin kufitar me ta, nënshkroi me Pakistanin traktatin kufitar midis Singjiangut të Kinës dhe Pakistanit. Zgjidhi me Indonezinë problemin e dyshtetësisë së emigrantëve kinezë. Deri në vitin 1969, 50 vende kishin vendosur marrëdhëniet diplomatike me Kinën.

tetori i vitit 1971 ka qenë koha më e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve të jashtme të Kinës së re. Atëkohë, me përkrahje të vendeve në zhvillim, Asambleja e 26-të e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese rezolutën Nr. 2758 që rivendosi të gjitha të drejtat e ligjshme të Republikës Popullore të Kinës në OKB duke përjashtuar menjëherë përfaqesuesit e grupit të Partisë Kuomintang nga të gjitha organizmat e OKB-së. Pas kësaj, Kina vendosi marrëdhëniet diplomatike me shumicën dërrmuese të vendeve perëndimore, ky ishte hovi i tretë i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në Kinë.

Nga fundi i viteve të 70-të deri në fund të viteve të 80-të të shekullit të kaluar, nën drejtimin e teorisë së Ten Siao Pinit, Kina zhvilloi marrëdhëniet normale me SHBA, Japoninë dhe Evropën Perëndimore, përmirësoi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, zhvilloi marrëdhëniet e gjithanshme me vendet e botës së tretë. Përmirësoi dhe zhvilloi marrëdhëniet me vendet fqinje dhe vendet në zhvillim. Për të zgjidhur problemin e Honkongut dhe problemin e Makaos, nëpërmjet bisedimeve diplomatike me Anglinë dhe Portugalinë, në dhjetor të vitit 1984 dhe në prill të vitit 1987, Kina dhe këto dy vende dhanë përkatësisht deklaratën e përbashkët ku përcaktohej se më 1 korrik të vitit 1997 dhe më 20 dhjetor të vitit 1999, qeveria e Republikës Popullore të Kinës riushtron përkatësisht sovranitetin mbi Honkong dhe Makao.

Qysh nga vitet e 90-të të shekullit të kaluar, udhëheqësit e brezit të tretë kinezë me Gjian Xë Min në krye kanë vazhduar të zbatojnë mendimet diplomatike të Ten Siao Pinit dhe politikat e jashtme të pavarura dhe paqesore, kanë zhvilluar aktivisht marrëdhëniet e bashkëpunimit miqësor me vendet e ndryshme të botës në bazë të 5 parimeve të bashkëekzistencës paqesore për të nxitur së bashku krijimin e rendit të ri politik e ekonomik ndërkombëtar. Rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Indonezinë, vendosi marrëdhëniet diplomatike me Singaporin, Brunei dhe Republikën e Koresë, normalizoi marrëdhëniet me Vietnamin dhe Mongolinë.

Në vitin 1996, kryetari i shtetit i Kinës Gjian Xë Min vizitoi 3 vende të Azisë jugore. Nëpërmjet konsultimeve, Kina dhe India krijuan marrëdhëniet e partneritetit konstruktiv drejt shekullit të 21-të, Kina dhe Pakistani krijuan marrëdhëniet e partneritetit dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm drejt shekullit të 21-të, Kina dhe Nepali krijuan marrëdhëniet miqësore të partneritetit dhe të fqinjësisë së mirë. Kina zhvilloi aktivisht marrëdhëniet me vendet aziatike, afrikane, të Amerikës Latine dhe të Evropës Lindore e Qendrore. U forcuan më tej marrëdhëniet me vendet afrikane në jug të Saharasë. U shtuan në 19 vendet e Amerikës Latine që vendosën marrëdhëniet diplomatike me Kinën. Edhe disa vende që nuk kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike me Kinën mendojnë të zhvillojnë marrëdhëniet në të ardhmen.

Njerëzit kanë hyrë në shekullin e ri, janë zhvilluar pandërprerë shumëpolarizimi dhe globalizimi ekonomik botëror. Kina është vendi në zhvillim me popullsi më të madhe në botë, zhvillimi i Kinës nuk mund të ndahet nga bota, zhvillimit të botës i kërkohet Kina. Kina shpreson sinqerisht të forcojë bashkëpunimin me të gjitha vendet e rajonet në bazë të 5 parimeve të bashkëekzistencës paqesore për zhvillimin e përbashkët.[1][2]

Shiko edhe

Referime

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!