Wahlberg ka lindur në Boston, Massachusetts. Si i ri, ai mori pjesë në një sërë sulmesh të dhunshme dhe me motive racore. Ai fitoi famë si anëtar i grupit hip hop Marky Mark and the Funky Bunch në vitet 1990, me të cilët publikoi albumet Music for the People (1991) dhe You Gotta Believe (1992). Wahlberg bëri debutimin e tij në ekran në Renaissance Man (1994) dhe luajti rolin e tij të parë në filmin Fear (1996). Ai mori vlerësime kritike për performancën e tij si aktori porno Dirk Diggler në Boogie Nights (1997).
Mark Robert Michael Wahlberg lindi më 5 qershor 1971, në Dorchester lagje e Bostonit, Massachusetts. Ai ishte më i vogli nga nëntë fëmijët,[2] Nëna e Wahlberg, Alma Elaine (Donnelly), ishtë punonjëse banke dhe ndihmës-infermiere, dhe babai i Wahlberg, Donald Edward Wahlberg, punonte si shofer korrier. Prindërit e tij u divorcuan në 1982 dhe nga ai moment ai e ndante kohën ndërmjet tyre.[3][4] Babai i tij ishte me prejardhje suedeze dhe irlandeze, dhe e ëma me prejardhje irlandeze, angleze, dhe franko-kanadeze.[5] Nga ana e të ëmës, Wahlberg ka lidhje të largëta me autorin Nathaniel Hawthorne.[6] Wahlberg është rritur si katolik,[7][8] dhe ka ndjekur shkollën e mesme lokale në Boston por nuk e mori diplomën. Ai e mori diplomën e shkollës së mesme në qershor 2013.[9]
Sulmet dhe dënimet
Wahlberg ka pasur probleme rreth 20–25 herë me Departamentin e Policisë së Bostonit në rininë e tij. Në moshën 13 vjeçare, Wahlberg krijoi varësi nga kokaina dhe substanca të tjera.[10][11] Në moshën 15 vjeçare, një padi civile u ngrit ndaj Wahlberg për përfshirjen e tij në dy incidente të ndryshme për ngacmim të fëmijëve Afro-Amerikanë (në fillim disa vëllezër dhe e dyta një grup fëmijësh me ngjyrë në një eskursion), duke iu hedhur gurë dhe thirrje epitetesh rraciale.[12] Në moshën 16 vjeçare, Wahlberg iu afrua një meso-burri Vietnamez në rrugë dhe, duke përdorur një shkop të madh druri, e la atë pa ndjenja ndërkohë që bërtistë me epitete raciale. Po atë ditë, ai sulmoi po ashtu edhe një burrë tjetër Vietnamez, duke e lënë viktimën përjetësisht të verbër në njërin sy.[13][14]
Për këto krime, Wahlberg u akuzua për tentativë vrasjeje, u deklarua fajtor për sulm, dhe u dënua me dy vjet heqje lirie në Shtëpinë e Korrektimit Deer Island në Boston. Ai kreu 45 ditë nga dënimi i tij.[13][15] Në një tjetër incident, 21-vjeçari Wahlberg frakturoi nofullën e një fqinji në një sulm të pa provokuar.[16] Duke komentuar në 2006 për krimet e tij të kaluara, Wahlberg ka thënë: "Kam bërë shumë gjëra për të cilat jam i penduar, dhe kam paguar për gabimet e mia."
Ai ka thënë se gjëja më e mirë për të bërë ishte të tentonte të kërkonte burrin e verbuar dhe të shlyente gabimin, dhe e ka pranuar që nuk e ka bërë një gjë të tillë, por shtoi se nuk ndjehej më në faj: "Duhet të shkoja të kërkoja falje dhe deri kur unë vërtetë nisa të bëja mirë për njerëz të tjerë, po ashtu edhe vetes, atëherë filloi të më ikte ndjenja e fajit. Kështu që nuk e kisha më problem të më zinte gjumi natën. Ndjehem mirë kur zgjihem në mëngjes."[17]
Pasi shkoi në burg për sulm, ai vendosi të përmirësonte sjelljen e tij. Sipas Wahlberg, "Sapo fillova atë jetë kriminale, ishte gjithmonë një zë në kokën time që më thoshte që do të përfundoja në burg. Tre nga vëllezërit e mi kishin bërë burg. Motra ime u fut aq herë në burg sa i humba llogaritë. Më në fund isha atje, i mbyllur me ata lloj njerëzish që që unë kisha gjithmonë dëshirë të isha. Tani që i fitova vijat e mia dhe isha si ata, kuptova që kjo nuk ishte kurrë ajo që doja. Kisha përfunduar në vendin më të keq të mundshëm që mund të imagjinoja dhe kurrë nuk doja të të kthehesha aty. Pikë së pari, më duhej të qëndroja drejt dhe i kthjellët." Wahlberg në fillim zbatoi këshillat e pastorit të tij që ti kthente kurrizin krimit. Ai iu tha bandës së tij të rrugës se do ti linte ata dha pati "sherre serioze" me ta për këtë çështje. Aktori komentoi në vitin 2009: "Kam bërë shumë gabime në jetën time dhe kam bërë gjëra të këqija, por kurrë nuk e kam fajësuar rritjen time për këtë. Kurrë nuk jamë sjellur si viktimë në mënyrë që të gjeja një arsye të bindshme për të viktimizuar të tjerët. Gjithçka që bëja ishte faji im. Më është mësuar që në moshë të vogël se cili është ndryshimi ndërmjet të mirës dhe së keqes. Marr përgjegjësi të plotë."[18]
Wahlberg filloi të regjistrojë me Marky Mark and the Funky Bunch, duke arritur hitin "Good Vibrations" nga albumi Music for the People. Disku, i prodhuar nga vëllai Donnie, arriti Nr.1 në Billboard Hot 100, më vonë u çertifikus si platinum single. Soloja e dytë, "Wildside", arriti Nr. 5 në klasifikimin e BillboardsHot Singles Sales dhe Nr. 10 tek Billboard Hot 100.[19] U çertifikua si Solo e Artë (gold single). Marky Mark bëri hapjen për "New Kids on the Block" gjatë turneut të tyre të fundit. Kënga e dytë e "Marky Mark and the Funky Bunch" LP, You Gotta Believe, nuk pati sukses si më parë. Wahlberg më vonë bashkëpunoi me kënkëtarin reggae Prince Ital Joe për albumin Life in the Streets. "Marky Mark and the Funky Bunch" patë po ashtu edhe një video-lojë, të quajtur Marky Mark and the Funky Bunch: Make My Video, e cila megjithëse grupi kishte sukses pësi një zhgënjim të madh. Projkti kombinonte vokale rap dhe ragga me muzikë të fortë eurodance (si në solot Happy People, hiti Gjerman Nr. 1 United, Life in the Streets, dhe Babylon).
Modelimi
Wahlberg e tregoi fizikun e tij për herë të parë në videoklipin e Good Vibrations dhe më vonë në reklamat e të mbathurave për Calvin Klein, më pas me reklama televizive për Calvin Klein.[20] Promocionet për revista dhe televizion shpesh shfaqnin Markun vetëm ose të shoqëruar nga modelja Kate Moss.
Në 2012, ai lëshoi një linjë për ushqime sportive të quajtura "Marked".[21]
Filmi
Wahlberg e la emrin "Marky Mark" dhe filloi karrierën e aktrimit, duke debutuar për herë të parë në filmin televiziv të vitit 1993 The Substitute. Debutimi në ekranine madh erdhi vitin tjetër, me Danny DeVito feature Renaissance Man. Si fanatik i basketbollit, ai i tërhoqi vëmenden kritikëve në filmin The Basketball Diaries në 1995, duke luajtur rolin e Mickey bashkë me Leonardo DiCaprio. Ai po ashtu luajti në filmin e vitit 1996 të James Foley trilleri Fear.
Wahlberg luajti në dramën e Futbollit amerikan, Invincible, i bazuar në histërinë e vërtetë të banakierit Vince Papale. Ai është po ashtu producent ekzekutiv i serisë së HBOEntourage e cila bazohet pak a shumë tek eksperienca e tij në Hollywood. Ai po ashtu luajti rolin e policit detektiv me gojë të ndyrë në filmin e Martin Scorsese, trillerin The Departed në vitin 2006, në të cilin u nominua në Academy Award si aktori më i mirë mbështetës, një nominim për Golden Globe si aktori më i mirë mbështetës, dhe një çmim NSFC si aktori më i mirë mbështetës. Wahlberg ka konfirmuar se është kërkuar për filmin e ardhshëm të The Departed, por është ende në zhvillim e sipër. Pjesa e dytë e filmit mendohet se do të zhvillohet rreth rreshterit që luhet nga Wahlberg.[24]
Për tu pregatitur për rolin në filmin Shooter, Wahlberg bëri trajnim për snajper, dhe ishte në gjendje të godiste në shenjë 1 kilometër larg që në ditën e dytë, një arritje e tillë arrihet zakonisht për disa javë stërvitje.[25] Ai ka thënë në disa intervista se të tërhiqet në moshën 40 vjeçare për ti u dedikuar familjes[26] dhe golfit profesional. Gjithësesi, në fillim të vitit 2007 ai tha se ky plan nuk do të funksiononte pasi "loja e tij e golfit ishte e tmerrshme".[27] Ai luajti rolin e Jack Salmon, rol kryesor në filmin e Peter JacksonThe Lovely Bones.[28] Në 2007, ai luajti rolin e Joaquin Phoenix në filmin We Own the Night, një film rreth një familjeje policësh në Nju Jork.
Ai luajti në filmin e M. Night ShyamalanThe Happening si Eliot Moore, i cili kishte premierën në kinema në 13 qershor 2008. Në të njëjtin vit, ai luajti rolin kryesor në filmin Max Payne, i bazuar në lojën me të njëjtin emër.
Kohët e fundit, Wahlberg është caktuar në një rol kryesor në serinë e katërt të filmave Transformers.
Jeta personale
Në fillim të viteve 1990, Wahlberg kishte lidhje me aktoren Soleil Moon Frye.[29] Wahlberg ka qëne në marëdhënie me modelen Rhea Durham që prej 2001 dhe u martuan në 1 gusht 2009 në një kishë në Beverly Hills.[30] Çifti ka katër fëmijë, Ella Rae (lindur 2 shtator 2003), Michael Robert (lindur 21 mars 2006), Brendan Joseph (lindur 16 shtator 2008)[31] dhe Grace Margaret (lindur 11 janar 2010).[32]
Wahlberg është një Krishter Katolik i devotshëm dhe shkon në kishë çdo ditë.[34] Gruaja e tij u konvertua nga Baptiste në Katolike. Wahlberg ka thënë, "Rhea u rrit si Baptiste por ajo donte të pagëzohej dhe të kthehej në katolike para se ne të martoheshim, e cila kërkoi ca kohë."[35] Ndërkohë që ai është i impresionuar nga Papa Françesku, të cilin ai e quan "mbresëlënës", ai ka thënë se nuk është dakord me pikëpamjet e kishës mbi martesat gei, të cilët ai i mbështet.[36]
Ai është po ashtu shumë aktiv në bamirësi, ai ka krijuar një fondacion në maj 2001 për grumbullim fondesh për të rinjtë.[37]
Wahlberg është donator edhe në një qëndër për të pastrehët.[38]
^Robin Lynch, Ileana Young (21 shtator 2008). "Mark of a man". Herald Sun (në anglisht). Australia. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2011. Marrë më 9 shtator 2010.
^Wilson, Eric (12 maj 2010). "Stretching a Six-Pack". The New York Times. Marrë më 28 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^"filmfodder.com: archive: ocean's 11". Filmfodder.com. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2008. Marrë më 27 tetor 2008. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^Fleming, Michael; Siegel, Tatiana (21 tetor 2007). "Wahlberg steps into Bones". Variety (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2009. Marrë më 31 gusht 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
^Fleming, Michael; Siegel, Tatiana (13 prill 2009). "Wahlberg, Franco join Date Night". Variety. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2009. Marrë më 31 gusht 2024. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)