Mark Shllaku ishte një i dënuar me pushkatim për agjitacion dhe propagandë gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Ende sot e kësaj dite eshtrat e tij nuk gjenden. Letra e tij drejtuar familjarëve, e shkruar dy ditë para pushkatimit u bë e njohur për opinionin publik pasi u publikua në portalin kujto.al. Juli, e bija e Markut tregoi për historinë e letrës në dokumentarin "Të zhdukurit".[1]
Biografia
Marku ishte një mësues shkodran, i cili u dënua me pushkatim, pasi akuzohej për agjitacion dhe propagandë si dhe për angazhimin në një celulë të PSD-së.Kur mësoi për pushkatimin, ai vendosi ti shkruajë një letër familjarëve të tij (bashkëshortes Angje dhe dy vajzave të tij)[2] duke u përpjekur të paramendonte vendin ku do ta ekzekutonin dhe varrosnin, bazuar në pushkatimet e shokëve të tij. Kur një i dënuar me pushkatim ekzekutohej, familja nuk kishte asnjë të drejtë të merrte trupin e tij e asnjë informacion për vendin ku do të varrosej, ndaj Marku u përpoq të linte adresën e vendit të pushkatimit në letër.
Gruaja dhe vajza e vizituan disa ditë përpara pushkatimit dhe në këtë vizitë Marku i komunikoi se letrën me informacione të rëndësishme do tia linte midis sendeve personale. Informacioni ishte i pasaktë dhe familjarët e tij ende vijojnë kërkimin për eshtrat e tij 70 vite pas pushkatimit.
Pushkatimi
Marku ishte 31 vjeç kur u dënua me pushkatim.[3] Letra që shkruajti përpara pushkatimit, e publikuar nga familjarët në 2019 nxiti në opinionin publik fillimin e një peticioni për gjetjne e eshtrave të Markut.
Referime