Mark Ndoci

Mark Ndoci ishte ndër të parët që dinte shkrim e këndim. Në vitin 1939 mobilizohet nga ushtria zogiste për të kryer shërbimin ushtarak në Durrës. Kur Shqipëria u sulmua nga Italia fashiste, u largua nga ushtria italiane dhe u bashkua me batalionin "Deja" duke kundërshtuar pushtimin italian të Shqipërisë. Në vitin 1946 hap shkollën e parë në Arst të përbashkët me Miliskaun dhe fillon punën si mësuesi i parë. Pikërisht për guximin dhe kontributin e tij në përhapjen e arsimit e të dijes ishte i dënuar me vdekje nga "Komiteti i Maleve". Në vitet 1947-1948 emërohet sekretar i lokalitetit të zonës në Arst¬Mi1iska (zyrë që u hap në shtëpinë e Nik Qunit). Në vitin 1950 e gjejmë mësues në Mzi, ndërsa në vitet 1951-1952 përsëri mësues por në Dardhë. Në vitin 1953 emërohet kryetar lokaliteti në Iballe ku qëndroi deri në vitin 1956. Gjatë viteve 1957-1958 Marku emërohet në detyrën e drejtorit të Stabi1imentit të sharrave në Ktyezi. Rikthehet mësues në Mzi në vitet 1959-1961 dhe përsëri kryetar lokaliteti në Iballe gjatë viteve 1962-1966. Nga këtu emërohet mësues në Dardhë deri në vitin 1969. Vitet e mëpastajme i kaloi mësues në fshatin Arst-Miliska deri në vitin 1976 kohë kur doli në pension.

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!