Mark Gjonaj [1][2] është një politikan shqipatro-amerikan që shërbeu në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut nga distrikti i 13-të nga viti 2018 deri në vitin 2021. Ai përfaqësoi më parë distriktin e 80-të në Kuvendin e Shtetit të Nju Jorkut nga viti 2013 deri në vitin 2017. Distrikti i tij përfshin komunitetet Morris Park, Pelham Parkway, Pelham Gardens dhe Norwood, midis komuniteteve tjera të Bronksit.
Jeta e hershme dhe edukimi
Gjonaj ka lindur në Bronks në një familje shqiptare nga Reçi, pranë Ulqinit, në Malin e Zi. Ai ndoqi shkollën e mesme për djem St. Raymond dhe u diplomua në Universitetin St. John me një diplomë Bachelor në Arte. [3][4]
Referime