Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(5 prill 2015) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
Në vitin 1992 ajo u diplomua në shkencat shoqërore në Universitetin e Tiranës[2]. Vitin e ardhshëm ajo ishte një studente vizitore në Montreal (Kanada), Oslo (Norvegji) dhe Frankfurt am Oder (Gjermani).
Ndërmjet viteve 1996 dhe 2005 ajo ka punuar si Pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale me një tezë mbi "Metodat e hulumtimit dhe çështjet gjinore".
Ajo mori diplomën master në politikat sociale në Universitetin e Tiranës në vitin 2003.Ndërsa në vitin 2004 mori doktoraturën në Universitetin e Urbinos në Itali me një tezë titulluar "Sociologjia e fenomeneve kulturore dhe proceseve normative".
Kariera
Bregu ishte koordinatore e Politikave Sociale në Komitetin Politik të Orientimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë në janar 2004. Më pas në prill të vitit 2004 ajo u bë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërise.Ne vitin 2005 ajo zgjidhet deputete e Partise demokratike te Shqiperise,e me pas ne vitin 2007 ajo emerohet Ministre e Integrimit dhe Zedhenese e Qeverise ne kabinetin Berisha,nje post qe do ta ushtronte deri ne vitin 2013. Ne prill te viti 2018 eshte votuar nga 13 vendet e Europes Juglindore si Serkretare e Pergjithshme e Kshillit te Bashkepunimit Rajonal(RCC)
Aktiviteti politik
E zgjedhur per tre mandate rresht si deputete e Tiranes ne Parlamentin Shqiptar.
Propozime ligjore
Iniciativa personale lidhur me Integrimin Europian dhe te Drejtat e Njeriut (7 Akte ligjore)
Në janar 2015 Majlinda Bregu i propozon komisionit të ligjeve ndryshime në Kodin Civil, të cilat do të detyronin administruesit e mediave dhe faqeve online që të fshijne komentet e vizitorëve me arsyetimin se ato mund të jenë fyese ndaj "dinjitetit, personalitetit dhe imazhit të një gruaje".[3] Në prill 2015 propozimet u diskutuan në komisionin e ligjeve. Projektligji i detyron të gjithë administratorët e mediave apo hapësirave shoqërore në rrjet që të mos botojnë çdo koment që mund të konsiderohet si denigrues apo fyes ndaj personave të tjerë.[4]