Lumi i Tërstenës është një degë e lumit Sillnica, që kalon nëpër fshatin Tërstenë të Komunës së Mitrovicës, prej nga edhe ka marr emrin. Në pjesën e poshtme të rrjedhës së tij paraqet hapësirën rreth të cilës është zhvilluar qyteti i Vushtrrisë duke e ndarë qytetin në anën veriore dhe jugore. Zona burimore e lumit të Tërstenës shtrihet në shpatet jugperëndimore të Maleve të Kopaonikut dhe sipas karakteristikave gjeomorfologjike, hidrologjike dhe natyrore të shtratit të tij, ekzistojnë predispozita për ndërtimin e së paku një akumulimi artificial të ujit.[1][2]