Morava Perëndimore (serbokroatisht: Zapadna Morava - Западна Морава), është një lumë në Serbinë Qendrore, me një gjatësi prej 210 km dhe si i tillë është një degë e Moravës së Madhe, e cila formohet pas bashkimit me Moravën Jugore. Në kohërat antike njihej me emrin Brongos.