39°02′50″N 20°46′42″E / 39.04722°N 20.77833°E / 39.04722; 20.77833
Lumi i Llurit (greqisht: Λούρος/Louros) është një lumë në rajonin e Epirit, në veriperëndim të Greqisë. Ajo del nga toka në një burim të madhe që gjendet menjëherë në veri të fshatit Vulistë, në qarkun të Janinës. Lumi Llur rrjedh në jug përmes një kanioni, dhe pastaj një digë dhe hidrocentral. Lluri kalon nëpër qytezën Filipjadhë, duke formuar kufirin mes qarkun të Nartës dhe të Prevezës. Prej ku buron deri afër qytezës Llur i Vogël kjo pjesë e lumit është e njohur edhe me emrin Viro. Lumi Llur pastaj shtrihet në lindje të qarkut i Prevezës, që rrjedh nëpër komunën e Llurit, të quajtur pas lumit. Lluri pastaj zbrazet në këneta në fundin verior të gjirit të Nartës.