Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(23 shkurt 2009) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
Lumi i Gjanicës (pasqyra 4-10), degë e Semanit, është lumi me ndotje më të rëndë në Shqipëri. Menjëherë pas burimit ai ndotet rëndë me mbeturina me origjinë nafte dhe nënprodukte të saj nga sipërfaqja naftë nxjerrëse e Marinzë–Patos dhe, gjithashtu, prej Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh.
Duke kaluar mes qytetit të Fierit, përpara se të bashkohet me Semanin në të shkarkohen mbeturinat urbane, duke e bërë ujin e tij pa asnjë formë jete. Eshtë vlerësuar se çdo muaj në Gjanicë derdhen rreth 12'587-18’091 m3 mbeturina të lëngëshme me përmbajtje hidrokarburesh dhe vajra industriale (AKM/NEA, 1997-1998). Në këtë zonë, edhe vlera e BTEX (benzen, toluen, etil-benzen, ksilen) mund të jetë shumë e lartë. Krahas dëmit në florën dhe faunën natyrore ujore, përdorimi i ujit për vaditje dhe blegtori është me rrezik.