Akelou (greqisht: Ἀχελῷος, Latin: Achelous) - zoti i lumit më të madh në Greqi, (sot Aspropotami në Etoli), i ati i Sirenave, trim me shtat vigan, i cili ka ditur ta ndryshojë figurën e vet.
Ishte i fejuari i Deianires së bukur, bijës së Eneut, mbretit të Kalidonisë, në të cilën u dashurua Herakliu, trimi më i madh i legjendave greke. Në dyluftim i cili u bë për shkak të saj, Akelou prej gjigantit u shëndërrua në gjarpër dhe kur edhe kjo nuk ndihmoi atëherë u shndërua në dem me brirë të fortë. Mirëpo, Herakliu me mund të madh të tërë fuqisë së tij gjigante, megjithatë, e mundi. Bririn që në këtë dyluftim ia theu hyjneshat e detit Nereidet e mbushën me fruta të ndryshme dhe kështu prej tij (sikurse prej bririt të dhisë Amaltesë e cila me qumshtin e vet e ka ushqyer Zeusin, zotin suprem) "briri i begatshmërisë" u bë i famshëm.
Artistët antikë shpesh e kanë pikturuar Akeloun. Maska e tij është gjetur në rrotullzën etrure, siç duket të shek. VI - V para e.s., që sot gjendet në Muzeun e Vatikanit. Të të njëjtës kohë janë gati gjysma prej njëzet e pestë pikturave të njohura në vazat në të cilat janë paraqitjet e betejës së Akelout me Herakliun. Prej pikturave të kohërave të mëvonshme të cilat e paraqesin Akeloun dy janë në Muzeun Metropolitan në Nju Jork, njëra është prej Jan Bruegelit plak, ndërsa tjetra e Pierre Paule Rubensit (Pjer Pol Rubensit). Në Luvër të Parisit gjendet panou i madh ku paraqitet Herakliu me Akeloun, vepër e Goido Renit (Gvido Renit), si duket është e viteve 1617-1621. Në letërsinë e vjetër, kohë pas kohe, e ndeshim emrin e Akelout në kuptim të "kameleonit" tonë - kjo është edhe e kuptueshme, sepse për ngadhënjimin mibi mjeshtrinë e shndërimeve ka vërtet fuqi herkuliane dhe të qëndresës.
Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!