Lumi Irtysh (mongolisht:Эрчис мөрөн/Erchis,[1] "erchleh", "twirl"; rusisht: Иртыш; Kazake:Ертiс / Yertis; Kineze: 额尔齐斯河, pinyin: É'ěrqísī hé; Uyghur: ئېرتىش, Иртүш; Tatar: CirilikИртеш, LatineIrteş) është një lum në Rusi, Kinë dhe Kazakistan. Ai është kontribuuesi kryesor në lumin Ob.
Pjesa më e madhe e burimeve të lumit burojnë në Malet Altai në kufirin mongolo-kinez.
Gjeografia
Nga rrjedhja e tij si Kara-Irtysh (Irtysh i Zi) në malet mongole Altaj në Xinjiang, Kinë, Irtysh rrjedh në veriperëndim përmes Liqenit Zaysan në Kazakistan, takohet me lumenjtë Ishim dhe Tobol para se të bashkohet me Ob pranë Khanty-Mansiysk në perëndim të Siberisë, Rusi pas 4,248 kilometres (2,640 mi).
Emri Irtysh i Zi (Kara-Irtysh në gj.kazake, ose Cherny Irtysh në gj.ruse) është aplikuar nga disa autorë, sidomos në Rusi dhe Kazakistan, në rrjedhën e sipërme të lumit, nga burimi i saj deri në hyrje në Liqenin Zaysan. Termi Irtysh i Bardhë, në të kundërt nga Irtysh i Zi, herë pas here u përdorur në të kaluarën duke iu referuar Irtysh-it nën liqenin Zaysan;[2] tani ky përdorim është vjetëruar.
Qytetet
Qytetet e mëdha përgjatë Irtysh, nga burimi deri në derdhje, përfshijnë: