Lugina e Përroit të Thatë ndodhet në perëndim të Alpeve Shqiptare, në rrethin e Shkodrës.
Fillon tek Qafa e Tëthores e Shtegu i Dhenve në verilindje dhe përfundon në liqenin e Shkodrës në jugperëndim. Ka gjatësi 44.5 km. Pjesa e sipërme e luginës (midis Okolit e Ducajt), që njihet me emrin lugina e Bogës, formon një gjysmëharku me drejtim juglindor. Ka formën e një govate tipike akullnajore midis kurrizit malor Boçan-Bridashë në veriperëndim dhe Rabë-Çardak në juglindje. Në qendër të saj shtrihet edhe fshati malor i Bogës.