Lugina e Lumit Llapushnik

Lugina e lumit Llapushnik
IUCN kategoria V (peizazh tokësor/detar i mbrojtur)
ShtetiKosova Kosova
KomunaGjilan
Sipërfaqja75,85 ha
Krijimi2021

Lugina e lumit Llapushnik është një “Peizazh i Mbrojtur” që gjendet në bjeshkët e fshatit Pogragjë, në komunën e Gjilanit. Në vitin 2020 është marrë nën mbrojtje si kategori e peisazhit nga Kuvendi i Komunës se Gjilanit, me sipërfaqje prej 76 ha.[1] Llojet e vegjetacionit pyjor dhe barishtor të cilat gjenden në këtë zonë kanë vlera natyrore dhe shkencore dhe si të tilla i japin pamje shumë të bukur kësaj pjese. Në kuadër të vegjetacionit pyjor, janë prezente këto lloje: Krekza (Acer campestre), Shkoza e bardhë (Carpinus betullus), Thana (Cornus mas), Murizi (Crataegus monogyna), Bagremi (Akacia) etj. Prej faunës janë llojet: Ujku (Canis lupus), Dhelpra (Ursus arctos), Derri i egër (Sus scrofa), macja e egër (Felis silvestris), vjedulla (Meles meles), shqarthi i artë (Martes martes), qyqja (Cuculus canorus), qukapikthi pika pika (Dendrocopos major) dhe qukapikthi i zi (Dryocopus martius).[1]

Referime

  1. ^ a b "Peizazhi i Mbrojtur "Lugina e Lumit Llapushnik"" (PDF). ammk-rks.net.

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!