"Paradigm Shift" dhe "Universal Mind" janë të përfshira në këngën "Instrumedley" nga Live at Budokan.
"Paradigm Shift" e fillon CD-në me një eksplodim të notave në tempo tepër të shpejtë duke treguar kështu aftësitë teknike të bendit. Tempo më vonë shkon duke u ngadalësuar.
"Thre Minute Warning" është referim për periudhën e inçizimit ku Tony Levin dëshironte të improvizonte duke u kundërshtuar kështu nga John Petrucci dhe Mike Portnoy të cilët dëshironin që t'i shkruanin këngët me kujdes. Levin përfundimisht iu tha atyre që nëse nuk ia fillonin të improvizonin për 3 minuta, ai do të shkonte në shtëpi. Kënga "Three Minute Warning" është ajo çka pasoi. Inçizimi papritur shkoi aq rrjedhshëm sa që ata e kaluan limitin e shiritit inçizues për 27 minuta, mirëpo fatmirësisht, paisja digjitale e Mike Portnoy-t arriti që ta inçizonte atë. Në pjesën e pasme të kopertinës së CD-së shkruan: "KUJDES: "Three Minute Warning" nuk është për ata që janë muzikalisht të ndijshëm, të padurueshëm, apo kritikë ekstrem vetë-kënaqës. Nëse ju i takoni njërës nga këto kategori, ju lutem shtypeni butonin "stop" të CD-player-it tuaj pas këngës # 8."