Liqeni i Zi i Shënepremtes

Liqeni i Zi
Liqeni i Zi (Shënepremte) dhe Maja e Komjanit (1791m) në sfond, Gramsh, Shqipëri.
VendiShqipëria Shqipëria

Liqeni i Zi apo Liqeni i Ujit të FtohtëShënepremte, Gramsh është një liqen me ujë kurativ, ku mjekohen shume njerëz, nëpërmjet pirjes së ujit dhe banjave. Liqeni është unikal në Shqiperi. 1634 m mbi nivelin e detit. Liqeni ka ngjyrë blu të thellë.[1]

Vlerat kurative

Studime periodike janë bërë nga mjeku Sokrat Ziu e të dhënat ndodhen në Drejtorinë e Higjenës, Gramsh. Ing. gjeolog Selim Marishta në librat e tij dhe në artikujt e botuar në gazetën “Shpresa”, jep të dhëna me shumë vlerë për Liqenin e Zi dhe territorin përreth. Ai e vendos Ujin e Ftoftë të Shënepremtes pranë ujit mineral kurativ të Glinës, Gjirokastër. Në studimin e dr.Mahmud Xhelilit dhe ing. kimist Bardhyl Zaimit, pasi paraqiten të dhënat që janë marrë në laboratore të ndryshëm për ujin e pusit, shkëmbinjve nga del uji i burimit, të tokës përreth, theksohet përmbajtja e madhe e anioneve SO4 dhe HCO3, mbizotërim i ujrave kloride dhe sulfate bikarbonate. (Në të tre punimet, përcaktohet ujë me mineralizim të lartë, dhe PH 7,5-8,39.)

Matjet në vend kanë rezultuar se ka emetim të radium, cesium, stroncium, e këto gjetje i japin vlera të veçanta burimit. Po ky autor hedh idenë e elementeve oligodinamikë.

Plotësimi i studimeve në këtë fushë, do të rriste shumë indikacionet mjekësore dhe, përveçse për banjo kurative, ky ujë mund të përdorej edhe si ujë tavoline. Specialisti R. Bici, me përvojë në praktikën e bimëve medicinale përcakton se në zonën e Ujit të Ftohtë rriten bimë si lule murrizi, verbasku, agulice, hithri, duhanore, herba balsami, njëmijëenjë fletëshi, sanzi, shpatore, salep, xhirokulli etj.

Sëmundjet që mjekohen në pusin e Ujit të Ftohtë

Në gjuhën e popullit flitet se në Ujin e Ftohtë kanë ardhur në kuaj e kanë bërë banjë njerëz të sëmurë e të bllokuar nga reumatizmi dhe janë kthyer me këmbët e tyre. E studiuar më gjerë, indikacionet janë për shumë sëmundje.

Mbi banjot në pusin e Ujit të Ftohtë

Në malin e Shënepremtes, në skajin lindor të fushës të Liqenit të Zi, ndodhet pusi i Ujit të Ftohtë, ku bëjnë banjo të sëmurët. Në vijën Liqeni i Zi - Pusi - Qafë Mushkë, dalin: kroi i liqenit, pusi me burime në basifondin (fundin) e tij, kroi i Sharlorthit dhe kroi i Pishës pranë Qafë - Mushkës. Temperatura në 3 krojet dhe burimin e pusit rezulton e njëjtë, 60C.

Të 3 krojet kanë ujë natyral që përdoret edhe për pirje. Pusi ka dhe një emër të dytë, “Pusi i Grave”, ndoshta për efektin e veçantë në problemet e sterilitetit femëror apo sëmundjeve gjinekologjike, ndonëse më shumë i nënshtrohen banjës të sëmurë me sëmundje reumatizmale. Banjot bëhen në periudhën 1 gusht - 15 shtator. Për 3 ditë, bëhen 3 banja. Pusi i Ujit Ftohtë ruhet në gjendje natyrale, i rrethuar me gurë, ku uji qarkullon vazhdueshëm, me formë katrore, i gjatë 2 m dhe mbulon trupin e zhytur.

Mekanizmi i veprimit të banjove

Hidroterapia elementare kosiston në banjo me ujë të thjeshtë, banjo të përgjithshme dhe lokale. Proçedura më të komplikuara të hidroterapisë kombinohen me veprimin e lëndëve të ndryshme kimike mbi organizmin. Kjo vlen veçanërisht për hidroterapinë në stacione balneare. Në këto stacione, bëhet mjekim me ujë mineral, i cili del prej burimit me përbërje fizike dhe kimike të caktuar. Kjo përbërje mund të rregullohet dhe artificialisht në instalime të veçanta hidroterapeutike.

Hidroterapia ka mbi organizëm influencë termike, mekanike dhe kimike. Efekti termik është i përbashkët për të gjitha procedurat hidroterapeutike. Të ftohta quhen proçedurat me temperaturë nën 16 gradë. Proçedurat e ftohta shtojnë veprimtarinë simpatike në organe, ndërsa procedurat e ngrohta shtojnë veprimtarinë vagale.

Rëndësi të madhe ka faktori termik, vazat e lëkurës ngushtohen nën influencën e të ftohtit. Midis vazove të lëkurës dhe vazove të organeve të brendshme ekzistojnë raporte të caktuara. Në procedurat e ftohta, veprimtaria e zemrës tonifikohet, presioni i gjakut shtohet. Faktori termik, nuk ka dyshim, luan një rol të rëndësishëm kur përdoren ujëra natyrale që përmbajnë lëndë të ndryshme kimike, radioaktive, alkaline.

Në terapinë termale luan rol edhe klima, lartësia, ambienti i banjës, asistenca mjekësore, etj. Ndërmjet faktorëve mekanikë të veprimit të banjos, luan rol forca e gravitetit të organizmit në banjo. Trupi i nënshtrohet humbjes së peshës, që ka konseguencë të madhe në lëvizje e anësive.

Nëse uji mineral ka koncentrim të lartë kripërash, arrin të notojë trupin në ujë. Në indet e trupit që i nënshtrohen me intensitet janë: lëkura, indi konjuktiv, arteriet, venat dhe pareti i barkut.

Sasia e gjakut që hidhet nga zemra në aortë shtohet 25 %. Veprimi termik ndodh në 2 mënyra: ndërmjet një stimulimi direkt mbi nervat dhe vazat e gjakut e nëpërmjet termoreceptoreve. Nga veprimi i të ftohtit, lirohen substanca aktive. Ndodhin ndryshime në lëvizjen e fluksit të gjakut. Ndodh stimulacion i proceseve të metabolizmit, rritje e alkalinitetit dhe rritje e eksitabilitetit neuro-muskular. Këto spostime të vogla të ekulibrit acido-bazik janë të rëndësishme, sepse stimulojnë të tjera procese, bile gjendrat me sekrecion të brendshëm. Veprimi kimik ka të bëjë me absorbimin e lëndëve aktive nga uji mineral nëpërmjet lëkurës në organizëm e lëndëve aktive nga uji mineral nëpërmjet lëkurës në organizëm në kurat balneare.

Në banjot radioaktive njihet veprimi i radiumit (radon). Rëndësi të veçantë ka shkëmbimi nëpërmjet lëkurës në banjo i joneve (atomeve me ngarkesë elektrike) me ngarkesë të kundërt (jone pozitive ose katone, jone negative ose anione).

Ky shkëmbim midis organizimit dhe ujit të banjos paraqet fenomenin më interesant të balneoterapisë. Ky bën të ndryshojë bilanci mineral i organizmit, reaktiviteti i lëkurës dhe i gjithë organeve të brendshme. Shkëmbimet në reaksionet e organizmit, shkaktuar nga trasmineralizimi, spostimi i ekuilibrit acido-bazik, kanë influencë mbi proceset hormonalë dhe neurovegetativë, e në analizë të fundit bëjnë desensibilizim dhe një ekuilibër të ri të funksioneve organike.

Fillimi i këtij ekuilibri të ri konstatohet në shumicën e të sëmurëve që bëjnë kurën e hidroterapisë.


Ujrat radioaktive

Përmbajnë radon, elementë radioaktivë etj. Sipas ing. Bardhyl Zaimit, janë bërë matjet për radioaktivitet direkt tek pusi dhe është gjetur radium, cesium dhe stroncium. Këto lloje ujëra kanë indikacione mbi artritizmin, reumatizmin, nevritet, sëmundjet metabolike (uricemin, obositetin), sëmundjet endrokrine si insuficiencën e vezoreve, të tiroides, gjëndrave suprarenale, në sëmundje gjinekologjike e në veçanti në sterilitetin femëror, sëmundjet nervore, të lëkurës.

Të tilla stacione termale ndodhen në Lurisia, Merano, Montekatini, (Itali) Baden- Baden (Gjermani), Lukon (Francë). Me plotësimin e studimeve, uji i ftohtë i Shënepremtes do të marrë vlera të tjera, sepse është i vetmi në llojin e vet dhe i një rëndësie të veçantë.

Referime

  1. ^ Salliu, Fatos (22 gusht 2017). "Gramsh, liqeni çudibërës në Shqipëri që shëron sëmundjet e njerëzve". Syri.net. Marrë më 21 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!