Ligji i Moore-it është një parashikim se, përgjatë historisë së zhvillimit të hardverit kompjuterik, numri i transistorëve në një qark te integruar do të dyfishohet çdo dy vjet. Ky parashikim e merr emrin nga Gordon Moore, bashkethemelues i kompanisë Intel dhe FairCild Semiconductor, botimi i të cilit në vitin 1965 përshkruante dyfishimin e numrit të komponenteve në një qark të integruar brenda një viti. Më 1975, e ndryshoi këtë parashikim ne kohën prej dy viteve. Parashikimi i tij doli të ishte i saktë, pjesërisht sepse ligji tash përdoret në industrinë e gjysmë përçuesve si udhërrëfyes për planifkime afatëgjata dhe vendosjen e synimeve për kërkim dhe zhvillim. Aftësitë e shumë paisjeve elektronike digjitale janë fuqishëm të lidhura me ligjin e Moore-it: çmime të përshtashme të mikroprocesorëve, kapaciteti i memories, sensorët si dhe numri i pikselëve në kamerat digjitale. Të gjitha këto po rriten në shkallë eksponenciale.
Kjo rritje eksponenciale ka rritur dramatikisht efektin e elektronikës digjitale në thuajse çdo segment të ekonomisë botërore. Ligji i Moore-it përshkruan një forcë shtytëse të ndryshimit teknologjik dhe shoqëror, produktivitetit dhe rritjes ekonomike ne shekullin 21.
Referime
-"1965 – "Moore's Law" Predicts the Future of Integrated Circuits"
-Lasers in Our Lives / 50 Years of Impact
-Borkar, Shekhar; Chien, Andrew A. (May 2011). "The Future of Microprocessors"
Agon Fetiu 9 qershor 2014 22:56 (CEST)