Lagështira e ajrit është një term që lidhet me përmbajtjen e avujve të ujit në atmosferë dhe shprehet në mënyra të ndryshme. Ajo shprehet në lagështirë absolute të ajrit, lagështirë specifike ë ajrit dhe lagështirë relative e tij.
Lagështira absolute e ajrit mund të shprehet si sasia në gram e avujve të ujit në ndodhen në një njësi vëllimi ajër (g/m3). Kjo varësi ndaj vëllimit tregon se me rritjen e vëllimit, lagështia absolute e tij ulet[1] dhe anasjelltas.
Lagështira specifike e ajrit për një sistem të ajrit të lagësht shpreh raportin e masës së avujve të ujit më totalin e masës së ajrit (në kg). Normalisht shprehet si sasi e gramëve të avujve të ujit për kilogram ajër. Ajo nuk ndryshon në varësi të vëllimit. Duke qënë se avujt e ujit janë më pak se 2% e masës së ajrit jashtë tropikëve, lagështia specifike është më pak së 20g/kg ajër[2]. Pranë sipërfaqes vlera e saj mund të jetë afër zeros në sipërfaqet polare të ftohta, dhe në 25 g/kg në ajrin shumë të lagësht tropikal.[3] Në mënyrë matematikore ajo mund të shprehet: q =mv/m =mv/ (mv+md), ku q shpreh lagështirën specifike; mv shpreh masën e avujve të ujit, m shpreh masën e atmosferës dhe md shpreh maësn e ajrit të thatë (e gjithë atmosfera pa avujt e ujit). Lagështira specifike maksimale e ajrit përcaktohet nga temperatura. Masat ajrore të ftohta kanë një maksimum të vogël të lagështirës specifike dhe anasjelltas. Maksimumi i lagështirës specifike në një temperaturë të dhënë përbën lageshtirën specifike të ngopjes. Lagështira specifike është e dobishme në studimin e karakteristikave dhe lëvizjeve të masave ajrore.
Lagështira relative shpreh raportin e presionit të avujve te ujit në një moment të dhënë me presionin e avujve në gjendje të ngopur, në të njëjtë temperaturë. Kjo vlerë shprehet përgjithësisht në përqindje.[4] Lagështira relative (LR) shprehet dhe me nje formulë të thjeshtë: LR = (sasia aktuale e avujve të ujit në ajër / kapacitetin e ajrit). Lagështira relative ka varësia nga vlerat e temperaturës. Me rritjen e temperaturës së ajrit, kapaciteti i avujve të ujit rritet, ndërsa lagështira relative ulet dhe anasjelltas[5] Lagështira relative zakonisht ka një cikël ditor. Vlera më e lartë e saj vrojtohet afër agimit dhe më e ulta gjatë pasdites.[6]
[1] Aguado E, Burt J, 1999. Understanding Weather and climate, Prentice Hall, fq 84
[2] Thomas S.G.D The dictionary of physical geography. Wiley Blackweell 2016. fq 286
[3] Thomas S.G.D The dictionary of physical geography. Wiley Blackweell 2016. fq 268
[4] Dunlop S., Giles. B., Oxford dictionary of weather, 2001. fq.186
[5] Hess D, Physical geography, a landscape appreciation, 2017, fq 146, 147
[6] Thomas S.G.D The dictionary of physical geography. Wiley Blackweell 2016. 268