Komunat (gjermanisht: Gemeinden / frëngjisht: communes / italisht: comuni), janë ndarja më e vogël qeverisëse në Zvicër, që gjithsej janë 2,596 (deri në shkurt të vitit 2010) [1]. Ndërkohë që shumë prej tyre kanë një popullsi prej disa qindra banorë, qytetet më të mëdha të tilla si Cyrihu ose Gjeneva gjithashtu kanë statusin ligjor të komunave. Zona e komunave ndryshon ndërmjet 0.28 km² (Ponte Tresa, Ticino) dhe 430 km² (Glarus Süd, Glarus).
Çdo kanton i përcakton përgjegjësitë e komunave që janë pjesë e saj. Këto mund të perfshijnë ofrimin e shërbimeve të qeverisjes lokale të tilla si arsimi, shërbimet mjekësore dhe sociale, transportin publik, dhe mbledhja e taksave. Shkalla e centralizimit ndryshon nga një kanton në tjetrin.