Kantata
Kantata është formë muzikore vokalo-instrumentale,që interpretohet nga solistë,kore dhe orkestra.Kantata mund të jetë në disa kohë,të cilat përcaktohen nga përmbajtja dhe ideja muzikore që do të transmetohet.Karakteri i kantatës mund të jetë lirk,epik ose dramatik.Kantatat shpesh janë kompozuar për raste të veqanta ose festivale fetare,si p.sh. Kantatat e Pashkëve në kishën katolike ose kantatat e Krishlindjeve.Kjo tregon se kantatat kanë pasur një rol të rëndësishëm në shërbimin fetar dhe janë shprehje e adhurimit dhe reflektimit në këto momente të rëndësishme fetare.