Cash ishte i njohur për tingullin e tij të thellë, zërin e tij dallues, boom-chick-a-boom ose "tren trasportues" e grupit të tij Tennessee Three të mbështetjes, sjelljen e tij, dhe veshjen e tij të errtë, që i solli pseudonimin "Njeriu në të Zeza" (ang.The Man in Black). fillonte zakonisht koncertet me introduksionin e thjeshtë "Tjeta, Unë jam Johnny Cash" (ang. Hello, I'm Johnny Cash).
Shumica e muzikës së Cash-it, sidomos ajo e karrierës së vonë, jehonte (ang. echoed) tema dëshpërimi, vuajtje morale dhe larje të mëkateve. Kënga e tij e firmës përfshinte "I walk the Line" (sq.Kalova linjën), "Folsom Prison Blues" (Burgu Blues i Falsom-it), "Ring of Fire" (Unaza e zjarrit), "That Old Wheel" (duet me Hank Williams Jr.), "Cocaine Blues", dhe "Man in Black" (Njeriu në të Zeza). Ai po ashtu regjistroi disa këngë humoristike, si "One Piece at a Time", "The One on the Right is on the Left", "Dirty Old Egg-Sucking Dog" dhe "A Boy Named Sue"; numra rock-and-rolli si "Get Rhythm".
Shiti më shumë se 50 milion albume në pesëdhjetëvjeçarin e parë të karrierës së tij dhe arriti të marr një "pozicion komandimi në historinë e muzikës".[1]
Referime
^"Historia e Johnny Cash,"Arkivuar 26 shtator 2007 tek Wayback Machine Korridori i të Famshmeve të Muzikës Kountri Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Video muzikorë
Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Ndjesë Johnny CashArkivuar 16 dhjetor 2021 tek Wayback Machine