Jimi Hendrix

James Marshall "JimiHendrix ( lexo:Xhimi Hendriks; 27 nëntor, 1942 – 18 shtator, 1970) ishte kitarist, këngëtar dhe tekstshkrues. Edhe pse karriera e tij zgjati vetëm katër vite ai njihet si kitaristi më i mirë në historinë e muzikës rok.[1]

Jimi Hendrix, photo by:Denis Bourez - Madame Tussauds, London (8747018021)
Nënshkrimi i Jimi Hendrix

I lindur ne Seattle, Washington, filloi të luante ne kitare ne moshën 15 vjeçare. Pasi doli nga shërbimi ushtarak i SHBA në vitin 1962 ai u shpërngul në Clarksville, Tennessee ku u bë pjesë e grupit muzikor Isley Brothers' e më vonë edhe pjese e grupit Little Richard, pjesë e të cilëve ishte deri në vitin 1965. Më pas ai luajti bashkë me Curtis Knight dhe Squires, pasi u zbulua nga Linda Keith në fundin e vitit 1966 ai u shpërngul në Angli, brenda disa muajve Hendrix arriti të jetë në krye të top listave muzikore te Anglisë më këngët : "Hey Joe", "Purple Haze", dhe "The Wind Cries Mary"

Ai arriti kulmin e famës në SHBA pas performancës që e pati në Pop Festivalin e Montery më 1967, dhe në vitin 1968 me albumin e tij të fundit, Electric Ladyland, arriti te jetë albumi numër një në SHBA. Ai arriti të jetë performuesi më i paguar në vitin 1970 para vdekjes së tij aksidentale, më 18 shtator 1970, në moshën 27 vjeçare.

Hendriks gjeti inspirimin në rock and roll dhe electric blues. Hendriks pranoi shumë çmime sa ishte gjallë dhe më pas, më 1967, lexuesit e Melody Maker e votuan si Pop Muzikantin e Vitit, ndërsa me 1968 Billboard e kurorzoi me titullin Artisti i Vitit dhe Rolling Stone e deklaroi si Performuesin e Vitit. Disc and Music Echo e nderoi me çmimin Top Muzikanti i Botës 1969 (World Top Musician of 1969), Guitar Player e emroi si Rock Kitaristi i Vitit (Rock Guitarist of the Year).  Rolling Stone i renditi tri albumet e tij , Are You ExperiencedAxis: Bold as Love, dhe Electric Ladyland, në mesin e 100 albumeve më të mira të të gjitha kohërave, ndërsa Hendriksin si kitaristi më i mirë, dhe u rendit i gjashti në mesin e artistëve më të mëdhenjë i të gjitha kohërave.

Prejardhja dhe fëmijëria

Jomi Hendrix ishte me prejardhje Afrikano - Amerikane, me paraardhës Irlandez dhe Cherokee. Jimi është biri i James Allen Ross Hendrix ( Al ), ai u takua me Lucille Jeter në një ballo në Seattle në vitin 1941, ata u martuan me 31 mars 1942 [2] , dhe me 27 nëntor u lind Johnny Allen Hendrix, në Seattle, ishte femija i parë nga pesë fëmijët sa do t'i kishte Lucille. Më 1946 prindërit e Johnny ia ndërruan emrin në James Marshall Hendrix, në nderim të Al dhe vëllaut Leon Marshall.[3]

I lokuar në Alabama, gjate kohës kur u lind Hendrix, të atit i ishte mohuar leja për të qenë afër gruas gjatë lindjes, madje oficeri komandues e kishte vendosur në një qeli nga nuk mund të shkonte për ta parë djalin e sapolindur. Ai i kaloi dy muaj i burgosur pa gjykim, dhe aty mori një telegram që njoftonte se kishte lindur djali i tij i parë.[4] Lucille i kaloi tri vjet në munges të AL, dhe pati vështirsi në rritjen e tij, shumicën e kohës ai u mbikqyr nga antarë të familjes dhe nga e motra e Lucille.[5] Al mori një dëmshpërblim nga US Army më 1 shtator 1945, dy muaj pas kërkimeve ai nuk mundi të gjente Lucille, ai shkoi në shtëpinë e një miku të familjes Z.Champ, i cili ishte përkujdesur dhe kishte tentuar ta adoptojë Hendrixin. Aty Al pa të birin për të parën herë.[6] Pasi përfundoi shërbimin ushtarak, Al u ribashkua me Lucille, por pamundësia për të gjetur punë e la familjen me probleme financiare. Ata që të dy u përballën me alkoolizëm, dhe patën grindje të shpeshta. Dhuna e tepërt shpesh e dërgonte Hendriksin e vogël të fshihej në dollape.[7] Kishte mardhënie të ngushta me të vëllanë Leon, por të paqëndrueshme pasi që marrja e kujdesisë së tyre nga të tjerët qonte në ndarjen vllazërore, përderisa tre fëmijët tjere do të jepeshin për adaptim nga prindërit. Familja lëvizte shpesh, duke qëndruar në hotele dhe apartamente të lira nëpër Seattle. Në këtë raste antarët e tjerë të familjes e dërgonin Hendriksin ne Vankuver për të qëndruar me të gjyshen. Si një djal i turpshëm dhe i ndjeshëm këto eksperienca do të ndikonin shumë në të.[8] Më vone ai i tregoi njërës prej të dashurave se ishte viktimë e abuzimit seksual nga një njeri në uniformë.[9] Më 17 dhjetor, 1951, kur Hendriksi ishte 9 vjeç, prindërit e tij u ndanë, ndërsa kujdestaria për Hendriksin dhe të vëllanë e tij Leon iu dha të atit Al.[10]

Instrumentet e para

Gjatë viteve 1950, përderisa Hendriks ishte në shkolle fillore, ai e kishte zakon të barte edhe një fshesë, duke imituar kështu kitarën, kështu fitoi vëmendjen e punonjësve social të shkolles, madje njëri prej tyre i shkroi të atit të Hendriks, duke e këshilluar t'i blinte një kitare, përndryshe ai do të përjetonte çrregullime psikologjike, por Al refuzoi .[11]

Më 1957 ai mori një ukelele dhe me të provoi të bëj cover të këngëve te Elvis Presley.[12] Më 2 shkurt 1958, në moshën 33 vjeçare e ëma e Hendriks vdes, ndërsa AL nuk i lejon dy djemt e tij të marrin pjesë në varrimin e së ëmës, e në vend të kësaj ai iu dha whiskey, dhe iu tha se kjo ishte mënyra se si burrat përballen me të tilla situata.[11] Në mesin e vitit 1958, Hendriks mori për herë të parë kitarën akustike për 5$ .[13] Ai praktikonte çdo ditë i vetëm por edhe duke mësuar nga të tjerët. Kënga e parë të cilën ai mësoi ta luante ishte nga Peter Gunn.[14]

Pas pak kohe, Hendriks formoi grupin e tij të quajtur Velvetones. Por pa një kitarë elektrike ai nuk mund të dëgjohej larg nga turma, dhe kuptoi që duhej të blinte një kitarë elektrike.[13] I ati i bleu një Supro Ozark.[15] Ai më vonë iu bashkua The Rocking Kings, të vilët luanin në skena të mëdha. Një ditë iu vodh kitara në prapaskenë dhe i jati i ble një Silverstone Danelectro të kuqe.[16]

Shërbimi ushtarak

Në moshën 18 vjeçare Hendriks iu bashkohet ushtrisë, përkatësisht me 31 maj 1961.[17] Pas 8 javësh trajnime bazike në Fort Ord, Kalifornia, ai iu bashkua Divizionit të 101-të e stacionuar në Fort Campbell, Kentucky .[18] Nga aty i shkroi të atit '' Nuk ka asgjë tjetër përpos trajnimeve fizike këtu për dy javë, pastaj kur të shkosh në shkollë ...ata të dërgojn në vdekje''. [19] Në letren tjetër që Hendriks dërgon në shtëpi i kërkon të atit t'i dërgoje kitarën që e kishte lënë tek e dashura e tij, i ati ia dërgon Hendriksit kitarën.[19]

Obsesioni që e kishte me kitarën nuk e lejoi Hendriksin t'i kryente të gjitha detyrat në ushtri, kjo dërgoi në shumë konflikte verbale, madje një herë ia fshehën kitarën, dhe Hendriks e mori pasi iu lut shumë.[20]

Një herë një ushtarak i quajtur Cox e dëgjoi Hendriksin të luante në kitarë, i intriguar nga mënyra se si luante ai e përshkruajti atë si ''kombinim i Lee Hooker dhe Betoveni'', mori dhe një bass kitarë dhe bashkë me Hendriks u bashkuan në grupin Casuals.[21]

Karriera muzikore

Vitet e para në muzike

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, Cox me Hendriks u shpërngulën në Carksville, Tennessee dhe formuan një grup të quajtur King Kasuals.[22] Ai aty mësoi si të luante në kitarë me dhëmbë.[23] Grupi më vonë u zhvendosën në Nashville's Jefferson Street, që ishte zemra e e qytetit tradicional të komunitetit afrikano amerikan, dhe shtëpia e muzikës blues .[24]

Në janar të 1964 ai vendosi të largohet nga grupi dhe të vazhdoj i vetëm. Ai u vendos në një hotel në Harlem, ku u shoqërua me Lithofayne Pridgeon, e cila më vonë iu bë e dashura e tij.[25] Ajo i ndihmoi Hendriksit shumë në afirmimin e tij si artist në Harlem.

Hendriksit iu rekomandu që të bashkohej me Isley Brother', çfarë ai bëri menjëherë.[26]

Incizimet e para

Në mars të vitit 1964 Hendriks incizoi këngën me dy pjesë ''Testify'' me Isley Brothers.[27] Në maj të po këtij viti ai lancoi këngën ''Mercy mercy'', e cila këng arriti të renditej e 35-ta në top listën e Billboard.[28]

Në tetor të 1964 ai u largua nga grupi Isley Brothers dhe iu bashkua Little Richard , në shkurt të 1965 singlin e parë dhe të vetëm me Richard "I Don't Know What You Got (But It's Got Me)" e shkruar nga Don Covay.[29]

Në 1965, në kanalin televiziv 5 Night Train në Nashville, Hendriksi u shfaq për herë të parë në televizion.I vëllau i Richards, Robert e pushon nga grupi, dhe Hendriks i bashkohet prapë Isley Brother, dhe incizoi këngën e dytë me ta Move Over and Let Me Dance" , të shoqëruar pastaj edhe me "Have You Ever Been Disappointed".[30]

Hendriks më vonë u shpërngul në New York ku themeloi një grup të quajtur Blue Flames, duke luajtur nëpë klube të ndryshme aty Hendriks zhvilloi mënyrën e luajtjes në kitarë, dhe gjeti materialin që më vonë do ta përdorte në Experience.[31][32].

Droga dhe alkoooli

Pasi Hendriks lirohet nga shërbimi ushtarak, shkon në një klub ne Claksville, ai aty përfundon duke pirë alkool në shumën prej 400$ që kishte ruajtur deri në atë kohë. Më pas ai filloi të merrte dhe drogë, përkatësisht në vitin 1966 në apartamentin e Linda Keith, ku Hendriks mori LSD, kjo sipas autorëve Steven Roby dhe Brad Schreiber. Pastaj ai mori drogë edhe gjatë Pop Festivalit të Moterey [33]

Pas kësaj Hendriks vazhdimisht mori drogëra te ndryshme varësisht nga gjendja financiare, si kanabis, hashish, LSD me raste edhe kokainë.[34]

Vdekja

Busti i Jimi Hendrix

Sipas dëshmive ditën e fundit të jetës së tij 17 shtator 1970 Hendriks e kaloi me Monika Dannemann, që njëkohsisht është e vetmja dëshmitare e orëve të tij të fundit [35] Dannemenn thotë se ajo kishte përgaditur ushqimin për të dy në apartamentin e saj në hotelin Samarkand, afërsisht nga ora 11 pasdite, kur ata pinë dhe verë [36] Ajo e voziti Hendriksin deri tek një i afërm, ku ai qëndroi deri sa Dannemenn afër orës 1.45 paradite e mori dhe u kthyen në apartament rreth orës 3 paradite.[37] Dannemenn thotë se qëndruan duke biseduar deri në 7 paradite, dhe më pas shkuan të flejnë, ajo u zgjua rreth orës 11 paradite dhe e gjeti Hendriksin duke marrë frymë por ishte pa ndjenja dhe nuk reagonte. Ambulanca mbërriti rreth orës 11:27, ata e transportuan në Mary Abbot's Hospital dhe aty u shpall vdekja e tij ne orën 12:45 pasdite.[38]

Shakaku i vdekjes dukej të ishte se Hendriks kishte marrë 9 pilula nga ilaçet e gjumit Vesparax të Dannemenn, e që ishte 18 herë më shumë se doza e rekomanduar.[39] Në varrimin e tij me 1 tetor 1970 në Greenwood Cemetery në Renton,Washington, morën pjesë më shumë se 200 persona, ndër ta edhe muzikantë të famshëm si Miles Davis, Mitch Mitchell, Noal Redding, John Hammond etj.[40]

Diskografia

The Jimi Hendrix Experience

Jimi Hendrix/Band of Gypsy
Albumet pas vdekjes

Referime

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2013. Marrë më 9 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ Hendrix 1999, p. 32
  3. ^ Shapiro & Glebbeek 1995, pp. 13–19.
  4. ^ Shapiro & Glebbeek 1995, p. 13.
  5. ^ Cross 2005
  6. ^ Cross 2005, pp. 25–27
  7. ^ Cross 2005, p. 32
  8. ^ Cross 2005, pp. 32, 179, 308
  9. ^ Cross 2005, pp. 50, 127
  10. ^ Stubbs 2003, p. 140
  11. ^ a b Roby & Schreiber 2010
  12. ^ Black 1999, pp. 16–18
  13. ^ a b Heatley 2009
  14. ^ Hendrix 1999, p. 113
  15. ^ Heatley 2009, p. 19
  16. ^ Heatley 2009, p. 28
  17. ^ Hendrix & Mitchell 2012, p. 95
  18. ^ Roby & Schreiber 2010, pp. 13–14:
  19. ^ a b Roby & Schreiber 2010, p. 14
  20. ^ Roby & Schreiber 2010, pp. 15–16
  21. ^ Cross 2005, p. 92
  22. ^ Cross 2005, pp. 92–97.
  23. ^ Shapiro & Glebbeek 1995, p. 66
  24. ^ Shadwick 2003, pp. 39–41
  25. ^ Shadwick 2003, p. 50.
  26. ^ McDermott 2009, p. 10.
  27. ^ McDermott 2009, pp. 10–11.
  28. ^ George-Warren 2001, p. 217
  29. ^ McDermott 2009, p. 12
  30. ^ Shapiro & Glebbeek 1995, p. 571
  31. ^ Roby 2002, pp. 54–55
  32. ^ Roby 2002, pp. 53–56
  33. ^ Roby & Schreiber 2010, pp. 156, 182
  34. ^ Cross 2005, p. 132
  35. ^ Hendrix & McDermott 2007, pp. 58–60
  36. ^ Hendrix & McDermott 2007, p. 59.
  37. ^ Cross 2005, pp. 331–332
  38. ^ Moskowitz 2010, p. 82
  39. ^ Brown 1997, pp. 172–174
  40. ^ Cross 2005, pp. 338–340

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!