E Shtunë, 21 janar 2006
- Prishtinë / Kosovë, - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë, ndërroi jetë sot (e shtunë) në orën 1:38. Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë. Presidenti Rugova vuante nga kanceri në mushkëri, me të cilin ishte diagnostikuar në fund të gushtit të vitit 2005. Ai ndërroi sot jetë në fazën terminale të sëmundjes primare, pasi luftoi këtë sëmundje gjithë këta muaj me guxim të pashoq dhe moral të lartë. Opinioni do të njoftohet me kohë për detajet që lidhen me nderimet e fundit që do t'i bëhen Presidentit Rugova, - thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës. Qendra për informimin e Kosovës, më 21 janar 2006
Shiko edhe
Ngjarjet në Shqipëri ndër muaj
Ngjarjet në Kosovë ndër muaj