Ismail Zhabjaku (Shkodër, 4 mars1932 - 1992) ka qenë një kineast shqiptar, regjizor, skenarist dhe aktor, pionier i filmit muzikor në kinematografinë shqiptare.[1]
Ka qenë asistent regjizor në filmat e Kristaq Dhamos “Gjurma” (1970) dhe "Brazdat" (1973); “Lugina e pushkatareve” (1970) të Vitore Celit dhe Todi Bozos; dhe tek filmi i Muharrem Fejzos “Operacioni zjarri” (1973). Zhabjaku ka interpretuar edhe role të vogla tek “Lugina e pushkatarëve” (1970), “Kapedani” (1972), “Ndërgjegjia” (1972) dhe në ndonjë film tjetër.
Ne vitin 1973 xhiron dy filmat e tij të parë dokumentarëː “Mozaik këngësh dhe vallesh popullore” dhe “Këndojnë fëmijët tanë”. Filmi i tij i parë artistik si regjizor ishte “Lumë drite” 1975, një film i suksesshëm, për disa, filmi i tij më i mirë. Filma të tjerë të Zhabjakut regjizor janë “Yjet mbi Drin” (1979); “Balonat” (1979); “Karnavalet” (1980), komedinë muzikore të mbështetur tek vepra e Spiro ÇomorësKarnavalet e Korçës; “Shtëpia jonë e përbashkët” (1981); “Fejesa e Blertës” (1984).
Me filmin “Karnavalet” (1980) arriti të percjellë jo vetëm vlera dramaturgjike dhe muzikore, por arriti të harmonizojë interpretimin aktorial me atë vokal, mizanskenën regjizoriale dhe përgjithësisht imazhin filmik. Ky sukses e çoi vetvetiu edhe ne prodhimin e dyte te filmit muzikor, “Fejesa e Blertës”, por qe nuk arriti dot ta perfundoje mbasi u semur rëndë dhe u shkëput nga kinematografia. "Fejesa e Blertës" u përfundua nga aktori dhe regjizori Besim Kurti.
Zhabjaku është autor i disa dokumentarëve me metrazh të shkurtër:
1973–“Kendojne femijet tane;
1975–“Drite ne tunel”;
“Kenga jone ne festival;
1976–“Toka”;
1977–“Biografia e nje nene”;
1977–“Anes Bunes”;
"Mozaik kengesh e vallesh popullore";
1977–“Unitet qe mposht termetet”;
1978-“Qytet i lashte, qytet i ri”;
Zhabjaku ka shkruar skenaret e dy filmave, “Karnavalet” (1980) dhe “Fejesa e Blertës” (1984). Ndërron jetë pas një sëmundjeje të rëndë në vitin 1992.[2]
Bashkëshortja e Zhabjakut, Nermin Daja-Zhabjaku, ishte pianiste e cila ka qenë koncertmaestro në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë nga vitet 60 deri në fund të viteve 90 [3]. I biri i Zhabjakut, Kreshniku, është një bariton që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.[4][5]
Kapedani (1972) si Sekretar i Partisë i Kooperativës
Filmi Gjurma (1970) Malësor
Filmi Ndërgjegjja (1972)
Filmi Lugina e Pushkatarëve (1970) Sekreteri i partisë
Referime
^Hoxha, A. T. (2002). Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare. Toena. fq. 438–439. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^Papagjoni, Josif (2009). Enciklopedi – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare. fq. 557. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)