Industria e mbrojtjes e Shqipërisë po kalon nëpër një transformim të rëndësishëm me synimin për të modernizuar kapacitetet e saj, dhe njëkohesisht të ulë nevojën për import.[1] Një projekt kyç është rifunksionalizimi i uzinave të vjetra për prodhimin e armëve, i cili do të mundësojë prodhimin e municioneve për Ukrainën në kuadër të mbështetjes për vendin gjatë krizës.[1] Përveç kësaj, do të prodhohen gjithashtu armë dhe municione për nevojat e veta në sektorë të ndryshëm dhe për ushtrinë shqiptare ose për eksport.[2]
Qeveria planifikon të krijojë një kompani shtetërore të quajtur "KAYO". Kjo nismë synon të ringjallë industrinë ushtarake dhe mbështetet nga një investim fillestar prej 3 milion eurosh.[2][3]
Shqipëria po ashtu dëshiron të forcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të avancuar strategjitë e saj mbrojtëse, duke e pozicionuar veten si një lojtar aktiv në fushën e sigurisë globale. Këto zhvillime janë të rëndësishme për rritjen e pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së forcave të armatosura të vendit.[3][1]
Në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që u mbajt në Paris, u shfaq prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare “Shota”.[4] I cili është automjeti i parë ushtarakë i blinduar, i prodhuar në Shqipëri.