Ilir Muharremi u lind më 1983 në Pejë. Është shkrimtar dhe veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon midis Prishtinës, Italisë dhe Ballkanit. Është Fitues i çmimit “Shkrimtari i vitit 2018” me romanin “Psycho” nga Shoqata e shkrimtarëve të Pejës. Fitues i çmimit letrar për poezi "vendi i dytë", nga Shoqata kulturore "Prokult" Podujevë 2021. Në vitin 2022 romani "Ti", fiton çmimin si vepra letrare më e mirë e vitit 2022 në manifestimin e 13-të tradicional letrar "Ora e Tahir Deskut. Është autor i disa dramave për teatër dhe i librave: “Djalli në qytetin tim” (1996), “Dera e fundit e çmendurisë” (2003), “Van Goghu kosovar”, (2010) , “Drama” (Unë me veten, Kafeneja, 2013), “Moskuptimet”, (2016 ) , “Psycho”, (2017). "Psycho II", (2019), "Ti", (2021), "Drama, shfaqjet dhe pikturat - monografi", (2022).