Ibrahim Ibishi, (16 dhjetor 1953, Kremenatë e Gallapit – 25 nëntor 2010, Prishtinë), poet, tregimtar, romansier dhe kritik letrar.
Biografia
Me profesion ishte mësimdhënës i Gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe mësues klasor. Përpos profesionit të mësimdhënësit ai kishte afinitet për krijimtari letrare në zhanre të ndryshme letrare. Romani “Shtjella e vetmisë“, që botoi SHB “Rilindja“, në vitin 2000, nga SHSH të Kosovës u shpall libri më i mirë i botuar në prozë[1].
Ibishi kishte bashkëpunuar me shumë revista, gazeta e mediume të shikuara, si : “Bota e re“, “Zëri i rinisë“ (më vonë “Zëri“), “Rilindja“ (më vonë “Bujku“), “Pionieri“, “Fjala“, “Jeta e Re“, “GEP – i“, “Kosovarja“, “Shkëndija“, “Bota sot“, “Koha ditore“, “Ylliria Post“, “Lajm“, “RTK“, “Nositi“, "Dardanë“, "Jehona e Bujanocit", “Kalendari letrar“, “Verbi“ e ndonjë tjetër.
Vdiq në Prishtinë, më 25 nëntor 2010.
Veprat
Poezi
- “Varr në qiell“, 1995
- “Kaçurrelja që vrapon pas erës“, 2004
- “Baladë shiu“, 2008
Prozë
- “Shiu për kërpudha“, 1995
- “Korbat mbi muranë“, 1996
- “Shtjella e vetmisë“, 2000 roman
- “Trëndafil në varrezë", 2000 roman
- “Njerëzit e vjeshtës...“.
Referimet
- ^ Ai ka mbetur në poezi, prozë, në ese, romane, publicistikë në kujtesën e gjeneratave të cilat i mësoj dhe edukoj, në kujtesen e artdashësve, në themele të palëkundura. Shaban Cakolli : Lum ai për emrin dhe veprat që na i la - Gazeta ORA, 16 nëntor 2013
Lidhje të jashtme