Historia e Çekisë

Historia e Çekisë

Viset e Çekisë, në bazë të të dhënave arkeologjike çeke, kanë qenë të banuara që nga parahistoria. Që në nga Shekulli III, file kelte kanë migruar në këtë pjesë. Ndër fiset e para kanë qenë Boi (fis keltë) dhe më vonë fisi gjermanë i markomanëve dhe fisi Quadi. Gjatë kohës së dyndjeve të mëdha të fiseve gjermane, nga pjesa qendrore e Evropës janë larguar në anë tjera shumë fise, po ashtu edhe nga viset e Çekisë. Gjatë kohës së këtyre dyndje vëren edhe elementet e para të fiseve sllave të ardhur nga Deti i Zi dhe regjioni i Karpateve. Lëvizje kjo që është vërejtur edhe nga shumë fise tjera sllave që vinin na Siberia dhe Evropa lindore (hunët, avarët, bullgarët, magjarët etj.). Fiset gjermane që jetonin më parë në viset Çeke u shpërngulen në viset jugore, shumica e tyre në Austrinë e sotshme.

Gjatë shekullit VII, murgu françeskanë, Samo i ndihmonte sllavët që të i luftonin avarët. Nga kjo ndihme e tij u krijua edhe shteti i parë sllavë i njohur në Evropën qendrore. Mbretëria e Moravës ishte vazhdimësia e këtij shteti sllavë në shekullin VIII.

Shteti Çekë pas disa konflikteve në vitet e vona të shekullit IX-të u unifikua nga "Přemyslids". Mbretëria e Bohemisë ishte një fuqi lokale, mirëpo konfliktet fetare të ngjashme si ato të shekullit XV dhe të shekullit XVII nuk e lenin të ngrihej në një fuqi më të madhe. Kështu bie nën ndikimin e Habsburëve dhe më vonë bëhet pjesë e Perandorisë së Austro Hungarisë.

Me fillimin e Luftës së I-rë Botërore dhe shpërbërjen e Perandorisë Austro-Hungareze, Çekia dhe shteti fqinjë i saj Sllovakia thirren shteti e tyre të përbashkët, Çekosllovakinë në vitin 1918. Vendi i ri sovran në përbërjen e popullsisë së saj kishte një numër të madh banorësh gjermanë të cilët do të ndihmojnë aneksimin nga gjermania fashiste të Çekosllovakisë në vitin 1938 me marrëveshjen e Minhenit. Gjatë kësaj kohe në Çeki u instalua një qeveri që përcillte interesa e gjermane, ndërsa Sllovakisë ju japë një autonomi e gjerë.

Pas Luftës së II-të Botërore, Çekosllovakia e rimëkëmbur bie nën ndikimin e sovjetikë (BRSS). Për shtypjen e kryengritjes ndaj këtij vendimi të fuqive botërore, marrshonë pakti i Varshavës në Çekosllovaki. Në vitin 1989 Çekosllovakinë e përfshinë "lëvizja paqësore demokratike" dhe më 1 janar 1993 deri ndarja e Çekosllovakisë në dy Republika sovrane, Çeki dhe Sllovaki. Në vitin 1999, Republika Çeke i bashkëngjitet paktit veriorë (NATO) dhe në vitin 2004 anëtarësohet në bashkimin Evropianë (BE).


Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!