Historia e popullit shqiptar, vëllimi lll Periudha e pavarësisë 28 nëntor 1912 - 7 prill 1939. Autori: Akademia e Shkencave te Shqipërisë. Shtëpia botuese: Toena. Viti i botimit 2007. Faqet e librit 600. ISBN 978-99943-1-269-6
Vëllimi i tretë i "Historia e popullit shqiptar" të Akademisë së Shkencave vazhdon me periudhën e rëndësishme të krijimit të një shteti të qëndrueshëm dhe modern shqiptar.
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nuk u njeh nga shtete fqinje si Greqia dhe Serbia, të cilat synonin të përmbushnin qëllimet e tyre pushtuese të ndihmuara nga fuqitë e mëdha aleate si Rusia, Franca apo Anglia.
Por në saj të përkrahjes nga një superfuqi e kohës si Perandoria Austro-Hungareze u arrit që Shqipëria të njihej si shtet i pavarur në fushën ndëekombëtare, megjithëse në shtetin e ri nuk përfshiheshin më shumë se gjysma e territoreve të banuara nga shqiptarët.
Me vendim të Fuqive të Mëdha, në krye të Shqipërisë vjn Princi austro-hungarez Vilhelm Vidi, i cli nuk e njihte mirë realitetin shqiptar. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u kthye në fushëbetejë midis forcave të ndryshme: serbe, greke, franceze, austriake dhe italiane.
Pas Luftës së Parë Botërore, klasës patriotike shqiptare iu desh të luftonte sërish për mbrojtjen e vendit nga synimet e fqinjëve dhe për një njohje tjetër ndërkombëtare.
Në vitet 1922-1924, vendi karakterizohej nga një prapambetje e thellë ekonomike dhe paqëndrueshmëri politike. Në 1924 shpërtheu Revolucioni i qershorit, me në krye Fan Nolin, me një program me të vërtetë tepër përparimtar, por që dështoi.
Me kthimin e tij në pushtet, Ahmet Zogu nis punën për forcimin e autoritetit të tij dhe ngritjen e një asministrate të fuqishme, e cial të ishte e aftë të ruante rendin dhe qetësinë dhe të mblidhte taksa. Pushteti i tij arrin të konsolidohet aq sa Zogu shpall monarkinë.
Në vepër paraqitet një pasqyrë e detajuar e zhvillimeve në çdo fushe të jetës së vendit, duke analizuar në mënyrë të paanshem shkaqet dhe pasojat e ngjarjeve.
Shih edhe
Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1 (Botim i vitit 2002)
Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 2 (Botim i vitit 2002).
Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 4 (Botim i vitit 2009)