Historia e një koleksionisti të syve është dramë e shkrimtarit Ag Apolloni.
Përmbajtja
Monodrama Historia e një koleksionisti të syve, është një histori tronditëse e një koleksionisti të syve që jeton në qilarin e tij me 4998 sytë e mbledhur gjatë luftës në Bosnjë dhe Kosovë. Këtë vepër Apolloni e ka shkruar në moshën 21 vjeçare si një elegji për dekadën e fundit të shekullit të kaluar, përkatësisht si një tekst përkujtues për krimet që tronditën botën. Monodrama është histori që trajton dashurinë dhe krimin, jetën dhe vdekjen si një binom që mund të tronditë publikun.