Historia e kombëtares spanjolle të futbollit fillon që nga data e krijimit të saj dhe që nga ndeshja e parë ndërkombëtare e tyre në vitin 1920. Kombëtarja spanjolle e futbollit regjistron një numër të madhë suksesesh, ku suksesi më i madhë është triumfi i tyre në Kupën e Botës 2010.[1][2]
Fillimet dhe sukseset e herëshme
Kombëtarja e parë spanjolle e futbollit u krijua në vitin 1920, me qëllim për të përfaqsuar Spanjën në Lojërat olimpike verore që u zhvillua në Belgjikë në të njëjtin vit.
Spanja bëri debutimin e saj të shumë pritur në turnament më 28 gusht 1920 kundër kombëtares së Danimarkës (finaliste në dy turnamentet e fundit). Ndeshja u zhvillua në Stade Joseph Marien të Brukselit, kryeqytetit të Belgjikës. Kombëtarja spanjolle arriti ta fitonte ndeshjen me rezultatin 1–0 falë golit të shënuar nga Patricio Arabolaza, i cili kështu u bë golashënuesi i parë ndërkombëtarë i Spanjës. Kjo ndeshje e bëri Spanjën vendin e 28-të që luan një ndeshje futbolli ndërkombëtare. Në ndeshjen e ardhshme në fazës, Spanja ishte gati për të luajtur ndeshjen e rradhës kundër mikpritësve të turnamentit, Belgjikës, në një ndeshje ku Spanja nuk ishte në gjëndje për të fituar, duke humbur ndeshjen me rezultatin 1–3.
Vendi mikpritës Belgjika e mbyllën turnamentin duke e fituar atë, pasi Çekosllovakët u skualifikuan pasi u larguan nga fusha në mes të ndeshjes, gjë që i dha mundësinë Spanjën dhe dy-tre kombëtareve të tjera të luanin mundësitë e tyre për të fituar medaljen e argjendë ose të bronzit. Ndeshja e parë e çerek–finaleve të reja u luajt kundër Suedisë, ndeshje që pa Spanjën që të fitonte me rezultatin 2–1 pasi përmbysi avantazhin e një Goli. José María Belauste dhe Domingo Acedo ishin shënuesit në atë ndeshje. Ndeshja e rradhës u luajt kundër Italisë. Félix Sesúmaga arriti të shënojë dy gola fantastik duke i dhënë fitoren skuadrës me rezultatin 2–0, gjë që i eleminoi italianët nga turnamenti dhe dërgoi spanjollët në gjysmë–finale (Deri në Euro 2012, ajo ka qënë ndeshja e vetme zyrtare që Spanja ka mposhtur Italinë). Katër skuadrat e fundit të turnamentit ishin Spanja, Hollanda, Franca dhe Çekosllovakia. Por vetëm Hollanda avancoi në finale kundër Spanjës për shkak se Franca nuk u shfaq dhe Çekosllovakia ishte skualifikuar më parë. Në ndeshjen e fundit, Spanja mposhti Hollandën me rezultatin 3–1 falë dy golave të Félix Sesúmaga dhe një nga Pichichi. Me këtë, Spanja do të fitonte medaljen e argjendë në lojërat olimpike dhe medaljen e parë dhe të vetme në të gjithë historinë.
Një ngjarje shumë e suksesshme për kombëtaren spanjolle, pavarësisht se në vitet në vazhdim do të vazhdonte të korrte suksese edhe më të mëdha.
Vitet 1950'
Lufta civile spanjolle dhe Lufta e Dytë Botërore e larguan Spanjën nga çdo kompedicion futbollistik duke filluar nga Kupa e Botës 1934 e deri te kualifikueset e Kupës së Botës 1950, ku ata kaluan rivelët luzitan të Portugalisë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, duke fituar me rezultatin 5–1 e duke barazuar me rezultatin 2–2. Në finalet në Brazil, Spanja ishte vendosur në një grup me Anglinë, Kilin dhe me Shtetet e Bashkuara. Për herë të parë dhe të vetmen në historinë e Kupës së Botës, fituesi u vendos nga një grup i veçante, i përbërë nga katër fituesit e grupeve të para. Katër skuadrat në grupin final ishin Spanja, Uruguaji, Brazili dhe Suedia. Spanja dështoi të merrte ndonjë fitore, duke e mbyllur grupin me një barazim dhe dy humbje duke e përfunduar grupin në vendin e fundit. Deri në vitin 2010, ky ka qënë rezultati më i mirë i Spanjës në finalet e një Kupe Bote, gjë që i dha emrin "underachievers".
Nën drejtimin e trajnerit Francezo-Argjentinas Helenio Herrera dhe ndihmësit të tij Italia Daniel Newlan, Spanja doli nga përgjumësia duke u kualifikuar në Kampionatin e parë Europian në vitin 1960. Spanja mposhti Poloninë me rezultatin e përgjithshëm 7–2 duke kaluar në çerek-finalen e turnamentit. Megjithatë, Spanja u tërhoq nga kompedicioni pasi nuk pranoi të udhëtonte në Bashkimin Sovjetik për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes diktatorit Franco të Spanjës dhe Sovjetikëve.
Spanjollët, të udhëhequr nga Alfredo Di Stéfano, u kualifikuan për në Kupën e Botës 1962, duke mposhtur Uellsin me rezultatin e përgjithshëm 3–2 në dy ndeshje duke arritur në play-off e UEFA/CAF ku ata do të mposhtnin Marokun me rezultatin 4–2 në dy ndeshje për të avancuar në finalet e turnamentit.
Kampionati Europian 1964
Spanja fitoi titullin e saj të parë të madh ndërkombëtar pasi fitoi Kampionati Europian 1964 që u zhvillua në Spanjë. Spanja ishte në gjëndje për të mposhtur me rezultatin 2–1 favoritët e mëdhenjt të këtij turnamenti, Hungarinë, për të shkuar në finale ukndër Bashkimit Sovjetik. Spanja arriti të fitonte finalen e luajtur në Madrid me rezultatin identik 2–1 pasi Marcelino i dha avantazhin Spanjës në minutën e 84 [3].
Kupa e Botës 1982 në Spanjë
Në vitin 1976, Spanja ishte zgjedhur si vendi mikpritës i Kupës së Botës 1982. Ky ishte edicioni i parë i një Kupe Bote ku konkuronin plot 24 skuadra. Pritshmëritë ishin të mëdhaja për vendin mikpritës, Spanjën, nën drejtimin e trajnerit José Santamaría. Në fazën e grupeve, Spanja ishte vendosur në Grupin 5, ku ata ishin në gjëndje për ta nisur turnamentin me një barazim 1–1 kundër Hondurasit, dhe pas kësaj morën një fitore 1–0 kundër Jugosllavisë dhe në fund një humbje me rezultatin 1–0 kundër Irlandës së Veriut. Këto rezultate ishin të mjaftueshme që Spanja të avantonce në raundin e dytë ku ata u vendosën në Grupin D, por humbja me Gjermaninë Perëndimore dhe barazimi pa gola me Anglinë do të thoshte se ata ishin eleminuar përfundimisht nga turnamenti, gjë që solli shkarkimin e Santamarías.
Nga 1984 në 1988
Ish trajneri i Real Madrid, Miguel Muñoz, i cili më parë kishte drejtur Spanjën në vitin 1969, u rikthye si trajneri i kombëtares. Spanja ishte vendosur në kualfikueset e Euro 1984 në Grupin 7, kundër Hollandës, Irlandës, Islandës dhe Maltës. Në ndeshjen e fundit, për të hyrë në Euro 1984, Spanjës i dueshe një fitore kundër Maltës me të paktën 11 gola avantazh për të kaluar Hollandën e cila ishte në vendin e dytë në grup, dhe pasi kryesonin 3–1 në pjesën e parë, Spanja arriti të shënojë nëntë gola në pjesën e dytë duke arritur të vendosë fitoren historike 12–1. Në finalet e turnamentit, Spanja ishte vendosur në Grupin B sëbashku me Rumaninë, Portugalinë dhe Gjermaninë Perëndimore. Pas dy barazimeve kundër kundërshtarëve të parë, Spanja morin kryesimin e grupit pas një fitore 1–0 kundër Gjermanisë. Gjysmë-finalja pa që Spanja dhe Danimarka të barazonin 1–1 edhe pas kohës shtesë, përpara se Spanja të fitonte ndeshjen me rezultatin 5–4 në gjuajtjet e penalltive. Vendi mikpritës dhe favoritët e turnamentit, Franca, mposhti Spanjën në finale me rezultatin 2–0 pas një pjese të parë pa gola.[4]
Spanja u kualifikua për në Kupën e Botës 1986 e zhvilluar në Meksikë, pasi u kualfikua në kualifikueset e Grupit 7 që përbëheshe nga Skocia, Uellsi dhe Islanda. Spanja e nisi fazën e grupeve me një humbje 1–0 nga Brazili, por kaloi grupin duke mposhtur me rezultatin 2–1 dhe 3–0 respektivisht Irlandën e Veriut dhe Algjerinë. Raundi i dytë solli përballjen kundër Danimarkës, të cilët u mposhtën me rezultatin 5–1 me protagonist Emilio Butragueño i cili shënoi katër gola. Pas një barazimi 1–1 në kohën e rregullt dhe pas humbjes 5–4 nga penalltitë kundër Belgjikës, solli eleminimin e Spanjës nga turnamenti në çerek-finale.[5]
Muñoz u tërhoq si trajneri i kombëtares në Euro 1988. Si në turnamentet e kaluara, Spanja u kaulfiikua në mënyrë impresionuese në një grup me Austrinë, Rumaninë dhe Shqipërinë. Spanja u vendos në Grupin A dhe e nisi turnamentin me një fitore 3–2 kundër Danimarkës, por u eleminua që në fazën e grupeve pas humbjeve 1–0 dhe 2–0 respektivisht kundër Italisë dhe Gjermanisë Perëndimore.
Trajneri i ri i vendosur Vicente Miera dështoi të kualifikonte Spanjën për në Euro 1992, pasi e përfundoi grupin në vendin e tretë pas Francës dhe Jugosllavisë. Megjithatë, Vicente Miera e udhëhoqi Spanjën për në medaljen e artë në lojërave olimpike 1992 e zhvilluar në Barcelonë.
Nga 1992 në 1998
Javier Clemente u vendos si trajneri i ri i Spanjës në vitin 1992, dhe në kualifikueset e Kupës së Botës 1994 ai arriti të marrë tetë fitore dhe një humbje në dymbëdhjetë ndeshje. Në finalet e turnamentit, Spanja ishte vendosur në Grupin C ku ata barazuan 2–2 me Korenë e Jugut dhe 1–1 me Gjermaninë, përpara se të kualifikoheshin në raundin e dytë pas fitores 3–1 kundër Bolivisë. Spanja vazhdoi formën e saj pozitive me një fitore 3–0 kundër Zvicrës në raundin e dytë, përpara se të eleminoheshin në çerek-finale nga Italia me rezultatin 2–1.
Spanja u kualifikua për në Euro 1996 nga një grup që përbëhej nga Danimarka, Belgjika, Qipro, Maqedonia dhe Armenia. Në finalet e turnamentit, Spanja ishte vendosur në të njëjtin grup me Bullgarinë, Francën dhe Rumaninë. Pas dy barazimeve 1–1 kundër dy kundërshtarëve të parë, dhe pas një fitore 2–1 kundër Rumanisë, Spanja sigruoi vendin e saj në çerek-finale, ku ata u ndeshën kundër vendit mikpritës, Anglisë, me kohën e rregullt sëbashku me shtesën u mbyllën 0–0, por Spanja kaloi më tej pasi fitoi 4–2 në gjuajtjet e penallive.
Në Kupën e dytë të Botës si trajner i Spanjës, Clemente e kualifikoi Spanjën në Kupën e Botës 1998 si e pamposhtur në një grup kualifikues ku favoritët e tjerë ishin Jugosllavia dhe Republika Çeke. Spanja sëbashku me 14 kombëtare të tjera europiane u kualifikuan për herë të parë në formatin e ri të Kupës së Botës me 32 skuadra, por Spanja u eleminua që në raundin e parë me katër pikë pas humbjes kundër Nigerisë, barazimit kundër Parguajit dhe fitores kundër Bullgarisë.
Euro 2000 dhe Kupa e Botës 2002
Pas një humbje 3–2 kundër Qipros në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Euro 2000, Clemente u shkuarkua dhe në vend të tij u vendos José Antonio Camacho. Spanja fitoi pjesën e mbetur të ndeshjeve duke u kualifikuar në finalet e turnamentit, ku ata u vendosën në Grupin C. Humbja 1–0 kundër Novegjisë u pasua me fitoret 2–1 dhe 4–3 respektivisht kundër Sllovenisë dhe Jugosllavisë, gjë që bëri që Spanja të shkonte në çerek–finale ku do të ndesheshe kundër kampionëve të Kupës së Botës 1998, Francës, që fitoi ndeshjen me rezultatin 2–1.
Spanja pati një fushatë të lehtë kualifikuese për Kupën e Botës 2002, ku ata kaluan një grup të përberë nga Austria, Izraeli, Bosnja dhe Herzegovina dhe Lihteshtajni. Në finalet e turnamentit, Spanja fitoi të tre ndeshjet e Grupit B, duke mposhtur Slloveninë dhe Parguajin 3–1 dhe duke mposhtur në fund Afrikën e Jugut me rezultatin 3–2. Spanja mposhti Republikën e Irlandës në gjuajtjet e penalltive në raundet me eleminim direkt, dhe u përball me një nga dy mikpritësit e turnamentit Korenë e Jugut në çerek-finale. Kjo ndeshje është konsideruar si një ndeshje shumë e diskutueshme, Spanja humbi përfundimisht në gjuajtjet e penalltive pasi më parë i ishin anulluar dy gola të rregullt gjatë kohës së rregullt dhe kohës shtesë.[6]
Euro 2004
Në Euro 2004, Spanja ishte vendosur në Grupin A sëbashku me vendin mikpritës Portugalinë, Rusinë dhe Greqinë. Spanja mposhti 1–0 Rusinë dhe barazoi 1–1 me Greqinë, por dështoi të merrte barazimin e nevojshëm për të kaluar në raundin me eleminim direkt kundër Portugalisë. Iñaki Sáez u shkuarkua disa javë më vonë dhe u zëvëndësua nga Luis Aragonés.
Spanja u kualfikua për në Kupën e Botës 2006 pasi mposhti në play-off Sllovakinë, pasi ata e përfunduan Grupin 7 të kualifikueseve mbrapa Serbisë dhe Malit të Zi, në një grup që përbeheshe dhe nga Bosnja dhe Hercegovina, Belgjika, Lituania dhe San Marino. Në Grupin H të finalave të turnamentit ku vendi mikpritës ishte Gjermania, Spanja i fitoi të tre ndeshjet, duke mposhtur Ukrainën me rezultatin 4–0, Tunizinë me rezultatin 3–1 dhe Arabinë Saudite me rezultatin 1–0. Megjithatë, Spanja dështoi në raundin e dytë duke u mposhtur nga Franca me rezultatin 3–1, duke ndarë në fund Çmimin 2006 FIFA Fair Play sëbashku me Brazilin.
Pasi u eleminua nga turnamenti, Luis Aragonés erdhi në vendimin që skuadra nuk ishte në gjëndjen e duhur fizike dhe psikologjike dhe se nuk ishte në gjëndje për të përballuar forcën e kundërshtarit, kështu që ata krijuan një stil të ri loje e cila kishte si qëllim mbajtjen e topin dhe lëvizjen e saj në të gjithë fushën, ky stil i ri loje u quajt Tiki-taka – një stil loje i karakterizuar nga pasimet e shkurtra dhe lëvizjet e shpejta, puna me topin në çdo zone të fushës, që do të thotë përqindje topi. Raphael Honigstein e përshkroi këtë stil si një "përmirësim i ndjeshëm i futbollit total hollandez", një stil loje i cili është i mbeshtetur në ndryshimin e shpeshtë të pozicioneve të lojtarëve.
Spanja u kualifikua në Euro 2008 si kryesuesja e grupit kualifikues F, ku Spanja mori 28 nga 36 pikë të mundshme. Ata i fituan në tre ndeshjet e tyre në Grupin D; ata mposhtën 4–1 Rusinë, dhe morën dy fitore me rezultatin identik 2–1 respektivisht kundër Suedisë dhe kampionëve momental të asaj kohe Greqisë.
Kampionët aktual të Kupës së Botës, Italia, ishte kundërshtari i ardhshëm i Spanjës në çerek–finale, me ndeshjen e rregullt sëbashku me shtesën që përfunduan 0–0, bënë që Spanja ta fitonte ndeshjen në gjuajtjet e penalltive me rezultatin 4–2. Spanja u ndesh sërisht me Rusinë, këtë herë në gjysmë-finale, duke i mposhtur sërisht ata, këtë herë më rezultatin 3–0.[7]
Në finalen e madhe, u mbajtur në stadiumin e Vjenës në Ernst-Happel-Stadion, Spanja mposhti Gjermaninë me rezultatin 1–0, falë një gol të Fernando Torres të shënuar në minutën e 33të.[8] Ky ishte titulli i parë madhor ndërkombëtarë i Spanjës që nga Kampionati Europian 1964. Spanja ishte kombëtarja me më shumë gola, plot 12të, dhe David Villa u shpall golashënuesi më i mirë i turnamentit me katër gola; Xavi u nderua me çmimin si lojtari më i mirë i turnamentit, dhe nëntë lojtarë spanjoll ishin në formacionin e turnamentit, ata ishin: portieri dhe kapiteni Iker Casillas, mbrojtësit Carles Puyol, Carlos Marchena, mesfushorët Xavi, Cesc Fàbregas, Andrés Iniesta, Marcos Senna dhe sulmuesit David Villa dhe Fernando Torres.
Debutimi në Kupën e Konfederatave dhe kaulifikueset e Kupës së Botës 2010
Viti 2008 pa David Villën që të shënonte 16 gola në 15 ndeshje, duke thyer rekordin e 10 golave në një vit të shënuar nga Raúl González në vitin 1999.[10] Më 11 shkurt 2009, David Villa thyu një tjerër rekord spanjoll pas golit të shënuar në minutën e 36të kundër Anglisë, gjë që e bëri atë lojtarin e parë spanjoll që shënon të gjashtë ndeshje rresht.[11] Që nga fillimi i turnamentit, Del Bosque pati 10 ndeshje të fituara, duke u bërë trajneri i parë ndërkombëtarë që në debutimin e tij të marrë 10 fitore, duke thyer rekordin e Joao Saldanha, i vendosur që nga viti 1969, ku ai arriti nëntë fitore rresht me Brazilin.
Spanja i fitoi të tre ndeshjet në fazën e grupeve, duke mposhtur Zerlandën e Re me rezultatin 5–0 ku Fernando Torres shënoi një tregolësh që është tregolëshi më i lehtë dhe më i shpejtë në historinë e tij turnamenti (Kupa e Konfederatave). Pas fitoreve 1–0 kundër Irakut dhe 2–0 kundër Afrikës së Jugut, ato jo vetëm siguruan gjysmë–finalen e këtij turnamenti, por edhe një rekord botërorë për 15 fitore rregullt dhe 35 ndeshjeve pa humbje, duke bërë që të barazonte rekordin e ndeshjeve pa humbje të vendosur nga Brazili.
Më 24 qershor 2009, rekodi i pamposhtur i Spanjës mori fund kundër Shteteve të Bashkuara që fituan me rezultatin 2–0 në gjysmë–finalen e 2009 Kupës së Konfederatave duke e dërguar Spanjën në ndeshjen e vendit të tretë. Kjo ishte humbja e parë e Spanjës që nga viti 2006. Spanja mposhti vendin mikpritës Afrikën e Jugut me rezultatin 3–2 pas kohës shtesë për ndeshjen e vendit të tretë.[12]
Më 9 shtator 2009, Spanja siguroi vendin e saj në finalet e Kupës së Botës 2010 pasi mposhti me rezultatin 3–0 Estoninë në Mérida.[13] Spanja arriti të vendosë një rekord perfekt në kualifikuese duke marrë dhjetë fitore në po aq ndeshje në Grupin 5, duke e mbyllur grupin me fitoren 5–2 kundër Bosnjës dhe Hercegovinës.[14] Kombëtarja spanjolle hyri në Kupën e Botës si skuadra e vendit të dytë në renditjen e FIFA-s dhe konsideroheshin si një nga favoritët e turnamentit.
Shorti i Kupës së Botës 2010, e cila u zhvillua më 4 dhjetor 2009, e vendosi Spanjën në Grupin H, sëbashku me Zvicrën, Hondurasin dhe Kilin. Spanja humbi ndeshjen e parë në fazën e grupeve kundër Zvicrën me rezultatin 1–0. Në ndeshjen e dytë, Spanja mposhti Hondurasin me dy gola të David Villës. Në ndeshjen e tretë kundër Kilit më 25 qershor u fitua me rezultatin 2–1. Ata arritën në fazën me eleminim direkt duke mposhtur Portugalinë me rezultatin 1–0, me një tjetër gol të David Villës, duke bërë që ata të shkonin në çerek-finale, ku mposhtën Paraguajin, sërisht me rezultatin 1–0. Kjo gjë bëri që ata të ishin në gjysmë-finale për herë të parë në histori që nga viti 1950. Ata avancuan për në finale për herë të parë në histori pasi mposhtën Gjermaninë me rezultatin 1–0 falë golit të shënuar nga Carles Puyol me kokë.
Në katër minutat e fundit të kohës shtesë në finalen e Kupës së Botës kundër Hollandës, Andrés Iniesta shënoi golin e vetëm të ndeshjes pas një pasimi kyç nga Cesc Fàbregas, duke bërë që Spanja të fitonte për herë të parë në histori Kupën e Botës. Në këtë ndeshje psikologjike, Spanja mori pesë kartona të verdhë, kurse Hollanda mori nëntë, gjithashtu edhe një karton të kuq. Ky ishte numri më i madhë i kartonave të marrë në një finale të Kupës së Botës. Spanja e fitoi Kupën e Botës duke shënuar vetëm tetë gola dhe duke pësuar vetëm dy, gjë që për fituesin e një Kupe Botë është numri më i vogël në të dyja kategoritë. Ata gjithashtu u bënë skuadra e parë që nuk pësuan asnjë gol në katër ndeshjet e fundit të turnamentit. Spanja gjithashtu u bë skuadra e parë që fiton Kupën e Botës pasi ka humbur ndeshjen e parë në turnament. Spanja u bë kombëtarja e parë që fiton Kupën e Botës jashtë kontinentit, pasi më parë e kishte bërë Brazili në Suedi dhe Korenë e Jugut, duke bërë që Spanja të bëheshe kombëtarja e parë europiane që fiton Kupën e Botës jashtë kontinentit (gjë që e bëri dhe Gjermania katër vite më vonë). Spanja është gjithashtu kampionja e vetme europiane që nuk ka fituar një titull në shtëpinë e saj (Italia, Gjermania Perëndimore, Anglia dhe Franca kanë fituar të paktën një titull në tokën e tyre).
Skuadra fitoi çmimin e FIFA Fair Play dhe disa lojtarë fituan edhe çmime personale.[15] Portieri Iker Casillas fitoi dorezën e artë për shkak se pësoi vetëm dy gola gjatë turnamentit. David Villa fitoi topin e argjendë dhe këpucën e argjendë, duke qënë golashënuesi më i mirë i turnamentit sëbashku me disa lojtarë të tjerë, me Villën që shënoi pesë gola dhe dhuroi një assist.
Rruga në lavdinë e Euro 2012: Kampionë të Europës sërisht
Spanja ishte vendosur në Grupin C në fazën e grupeve, sëbashku me Italinë, Kroacinë dhe Republikën e Irlandës. Spanja e hapi fushatën e saj në Euro 2012 kundër Italisë më 10 qershor 2012. Italia mori kyesimin e ndeshjes në pjesën e dytë, falë zëvëndimit dhe sulmuesit Antonio Di Natale i cili shënoi në minutën e 61të, i cili hyri në fushë për të zëvëndësuar sulmuesin Mario Balotelli.[16] Tre minuta më vonë, Spanja gjeti Golin e barazimit, ku mesfushori David Silva assistoi një tjetër mesfushor, Cesc Fàbregas, i cili goditi topin brënda zonës duke mposhtur portierin Gianluigi Buffon.[16]
Ndeshja e dytë e Spanjë ishte kundër Republikës së Irlandës. Fernando Torres hapi goleadën duke shënuar që në minutën e katërt nga një distancë prej dhjetë metrash.[17] Në minutën e 49të, David Silva zgjeroi avantazhin për Spanjën, duke vendosur në lojë tre mbrojtës para se të shënonte, pasi Given priti gjuajtjen e Iniestës.[17] Në 20 minutat e fundit të ndeshjes, Torres shënoi golin e tretë duke mposhtur ballë për ballë portierin Given.[17] goli i fundit u shënua Fábregas nga një kënd i vështirë dhe i ngushtë në zonë.[17]
Ndeshja e tretë dhe e fundit e ndeshjes ishte kundër Kroacisë, dhe doli se ishte më e vështirë nga se mendohej, pasi Kroacia kishte disa mundësi për të shënuar, ku rastet më të pastra ishin të Ivan Strinić dhe Ivan Perišić, por portieri Iker Casillas ishte në pozicion duke i pritur.[18] Ndeshja dukej se do të mbyllej në barazim pa gola, deri në minutën e 88të, ku zëvëndësuesi Jesús Navas shënoi golin e fitores, i cili erdhi pas një krosimi të bukur të Cesc Fabregas i cili përfundoi te Iniesta që dhuroi assistin e thjeshtë te Navas i cili ishte me portën bosh.[18]
Në ndeshjen çerek-finale më 23 qershor 2012, Spanja do të përballej me Francën. Spanja shënoi e para, pasi mbrojtësi spanjoll Jordi Alba dhuroi assistin te mesfushori Xabi Alonso i cili shënoi me kokë duke mposhtur portierin francez Hugo Lloris.[19] Spanja kompletoi fitoren e saj pasi mesfushori Xabi Alonso shënoi golin e dytë të ndeshjes me penallti në minutat e fundit të ndeshjes. Penalltia u fitua nga Pedro i cili pësoi ndërhyrje nga mbrojtësi francez Anthony Réveillère në zonë.[19]
Spanja u ndesh me Portugalinë në gjysmë-finale.[20] Kjo ndeshje vendimtare doli më e vëshitrë seç dukej, me Portugalinë e cila kishte shumë mundësi për të shënuar.[21] Megjithatë, Spanja arriti të rezitojë, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë.[21] Spanja tregoi shenja përmirësimi në kohën shtesë, por megjithatë nuk arriti të shënojë.[21] Kjo gjë çoi që skuadrat të përballeshin në gjuajtjet e penalltive.[21] Spanja doli fitimtare nga kjo gjë, duke shkuar në finalen e një Europiani për herë të katërt, që nga edicionet e viteve 1964, 1984 and 2008.[21]
Në ndeshjen finale, Spanja fitoi turnamentin duke mposhtur Italinë me rezultatin 4–0.[22] Spanja mori kontrollin e shpejtë të lojës që në pjesën e parë, duke shënuar golin e parë që në minutën e 14të me mesfushorin David Silva, dhe më pas golin e dytë në minutën e 41të me mbrojtësit Jordi Alba.[22] Spanja vendosi fitoren e saj 4–0 në pjesën e dytë, me gola nga Fernando Torres në minutën e 84të dhe katër minuta më vonë nga Juan Mata, duke ndihmuar Spanjën të fitonte titullin e dytë rresht të Kampionatit Europian dhe titullin e tretë rresht madhor (Euro 2008 dhe Kupa e Botës 2010.[22] Fernando Torres u shpall golashënuesi më i mirë i turnamentit me tre gola.[22] Shumë futbollistë spanjoll morën çmime, Andrés Iniesta u shpall lojtari i turnamentit,[23] kurse dhjetë lojtarë ishin në formacionin e turnamentit.[24]
Duke fituar finalen, Spanja vendosi disa rekorde botërore:
Spanja u bë skuadra e parë që arrin finalen si kampioni në fuqi, ashtu siç bëri Gjermania në vitin 1976.
Spanja u bë skuadra më e suksesshme në Kampionatin Europian duke barazuar Gjermaninë me tre tituj secila.
Spanja u bë skaudra e parë që fitoi Kupën e Botës dhe mbrojti titullin e Kampionatit Europian.
Kupa e Konfederatave 2013
Përpara fillimit të turnamentit, La Roja luajtën dy ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara, duke i fituar të dy ndeshjet e rezultatet 2–1 dhe 2–0 respektivisht. Spanja e fitoi fushatën e saj në Kupën e Konfederatave 2013 me një fitore 2–1 kundër Uruguajit,[25] në një ndeshje ku Spanja dominoi gjatë gjithë kohës. Ata arritën të gjuanin topin nëntë herë në portë, kurse Uruguaji goditi vetëm një herë, dhe ai rast ishte goli i Luis Suárez.[26] Në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër Tahitit, Spanja vendosi rekordin për fitoren me rezultatin më të thellë në një ndeshje ndërkombëtare të FIFA-s, duke fituar 10–0.[27] Ata mposhtën Nigerinë me rezultatin 3–0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.[28]
Në ndeshjen gjysmë-finale kundër Italisë, koha e rregullt sëbashku me shtesën përfunduan në barazim pa gola, gjë që çoi që ndeshja të zgjidhej nga gjuajtjet e penallive, ku Spanja fitoi me rezultatin 7–6.[29] Kjo fitore i çoi ata në finalen e Kupës së Konfederatave për herë të parë në historinë e tyre, ku Spanja u mposht nga vendi mikpritës Brazili me rezultatin 3–0.[30] Fernando Torres u shpall sërisht golashënuesi më i mirë i turnamentit me pesë gola.[31]
Kupa e Botës 2014
Më 30 korrik 2011, Spanja u vendos në Grupin I të kualifikueseve të Kupës së Botës 2014. Ata e filluan fushatën e tyre kualifikuese në një grup që përbëheshe nga Franca, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Finlanda. Ata i filluan kualifikueset e tyre me një fitore shumë të vështirë kundër Gjeorgjisë, me golin e vetëm të ndeshjes që u shënua nga Roberto Soldado në minutën e 88të, kjo ndodhi pasi Gjeorgjia ishte mbrojtur gjatë gjithë ndeshjes me 11 lojtarë dhe goditi shtyllën në fillim të pjesës së dytë.
Spanja konsideroheshe si një nga skuadrat favorite për të fituar Kupën e Botës 2014, dhe ky argument u mbështet më shumë pasi në grup ishte sëbashku me Kilin, Australinë dhe Hollanda. Ndeshja e parë e tyre në këtë fushatë ishte rastësisht ndeshja e fundit në edicionin e vitit 2010; në ndeshje e përsëritur e finales së vitit 2010 kundër Hollandës. Spanja mori kryesimin e ndeshjes falë një goli me penallti nga Xabi Alonso, por skuadra hollandeze u përgjigj golit duke u treguar superiore në fushë, me spanjollët që u çorientuan duke humbur kontrollin e ndeshjes që u mbyll me humbjen poshtëruese 5–1 në Arena Fonte Nova.[32]
Kundër Kilit ishte e domosdoshme për t'u ringritur, në mënyrë për të ruajtur shpresat e tyre për mbrojtjen e titullit, me ndeshjen që do të zhvilloheshe në Estádio do Maracanã. Skuadra amerikano latine tregoi se ishte më e vështirë seç pritej, duke fituar ndeshjen me rezultatin 2–0.[33] Me të dyja ndeshjet e humbura, Spanja u bë një nga skuadrat që u eleminua në fazën e grupeve të Kupës së Botës, dhe ju bashkua listës së skuadrave që eleminohen direkt në fazën e grupeve si kampionja në fuqi, duke iu bashkuar Brazilit në vitin 1966, Francës në vitin 2002 dhe Italisë në vitin 2010. Në ndeshjen e fundit të grupit, Spanja mposhti me rezultatin 3–0 Australinë pë të siguruar vendin e tretë në grup me tre pikë.[34]
^McNulty, Phil (29 qershor 2008). "Germany 0–1 Spain". BBC Sport. Londër. Marrë më 20 gusht 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^ abSmith, Ben (18 qershor 2012). "Croatia 0–1 Spain". BBC Sport. Marrë më 30 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^ abSanghera, Mandeep (23 qershor 2012). "Spain 2–0 France". BBC Sport. Marrë më 30 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^Johnston, Neil (17 qershor 2013). "Spain 2–1 Uruguay". BBC Sport. Marrë më 31 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^"Spain 10 – 0 Tahiti". Yahoo! UK & Ireland Eurosport. 20 qershor 2013. Marrë më 31 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)