Historia e Skënderbeut është vepra kryesore e historianit shkodran Marin Barleti, shkruar në gjuhën latine, botuar në Venedik përafërsisht në vitet 1508-1510.
Rëndësia
Nga Jireçek është cilësuar si burimi kryesor i historisë së Skënderbeut[1] "gjer pothua në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë" e komenton Fan Noli "Me latinishten[2] elegante fitoi këndonjës anembanë botës dhe e bëri të pavdekshëm kujtimin e Skënderbeut në Evropë".[3]
Përkthimet
E përkthyer pothuaj në të gjitha gjuhët europiane, pas gati 5 shekujve u shqipërua nga Stefan Prifti më 1964[4].