Historia e Bashkimit Evropian është një periudhë që fillon pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më saktë ajo fillon në vitin 1952 me themelimin e komunitetit të parë të madh ekonomik mbikombëtar evropian - Bashkësia Evropiane e Qymyrit dhe Çelikut. Duke qenë se Bashkimi Evropian është një entitet gjeo-politik që mbulon një pjesë të madhe të kontinentit Evropian, rruga e formimit të tij ka kaluar mbi traktate të shumta si dhe ka pësuar disa zgjerime duke filluar me 6 vende anëtare për të arritur në 27, të cilat në realitet paraqesin shumicën e shteteve në Evropë.
Përmbledhje
Pas vitit 1945, në një kontinent të rrënuar nga lufta dhe uria, popujt e Evropës kërkuan mënyrën për të rindërtuar të ardhmen. Të zhvendosurit u kthyen për të rindërtuar shtëpitë, siç kishin vepruar prej shekujsh. Një grup udhëheqësish politikë vendosi se mënyra më e mirë për të shmangur konfliktet e reja ishte të bashkonin ato gjëra për të cilat ishin përleshur mes tyre, duke krijuar lidhje më të ngushta miqësie e besimi. Hapi i parë ishte krijimi i Bashkësisë Evropiane të Qymyrit dhe Çelikut. Pak muaj më vonë, nënshkrimi i Traktatit të Romës solli krijimin e Komunitetit Ekonomik Evropian, e cila paraqet bazën e Bashkimit Evropian të sotëm.
Përveç ideve të federatës, konfederatës, ose bashkimit doganor siç është thirrja e Winston Churchillit në vitin 1946 për një " Shtetet të Bashkuara të Evropës ", zhvillimi origjinal i Bashkimit Evropian u bazua në themele mbikombëtare, e cila pastaj do të "bënte luftën të paimagjinueshme dhe materialisht të pamundur" [1][2] si dhe krahas saj të forcohej demokracia midis anëtarëve të tij [3] siç përcaktohej nga politikani Robert Schuman dhe udhëheqësit e tjerë në Deklaratën Schumanit (1950) dhe Deklaratën e Evropës (1951). Ky parim qëndronte në zemër të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (ECSC) (1951), Traktatit të Parisit (1951), dhe më vonë Traktatit të Romës (1958) i cili themeloi Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE) dhe Bashkësia Evropiane e Energjisë Atomike (EAEC). Përderisa Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut skadoi në vitin 2002, Bashkësia Evropiane e Energjisë Atomike mban një identitet të veçantë ligjor, pavarësisht ndarjes së anëtarëve dhe institucioneve.
Traktati i Mastrihtit (1992) krijoi Bashkimin Evropian me sistemin e tij të shtyllave, duke përfshirë punët e jashtme dhe të brendshme, së bashku me Komunitetin Evropian. Nga ana tjetër kjo rezultoi me krijimin e monedhës së vetme evropiane, euros (lansuar në vitin 1999). Traktati i Mastrihtit është ndryshuar më vonë nga Traktati i Amsterdamit (1997), Traktati i Nicës (2001) dhe Traktati i Lisbonës (2007).
Falë këtyre traktatateve, u hartuan politika të reja të përbashkëta. U krijua tregu i përbashkët pa kufij e barriera, për mallrat, njerëzit , kapitalet dhe shërbimet, që i dha lulëzim tregtisë ndërkufitare. Kjo i bëri të pamendueshme konfliktet mes shteteve kufitare dhe solli mirëqënie dhe mundësi për miliona evropianë, si kurrë më parë. Miratimi i këtyre 4 lirive themelore e zhvilloi shumë ekonominë evropiane duke çuar në krijimin e bllokut më të madh tregtar të botës. Politika e përbashkët bujqësore u miratua gjatë viteve kur Evropa e njihte ende mirë politikën e racioneve dhe urisë. E dinin që ushqimi ishte pika ndarëse mes jetës e vdekjes, shëndetit e sëmundjes. Në dekadat e fundit, garantimi i sasisë dhe i cilësisë së ushqimit që konsumojmë ka qënë përparësi absolute e Bashkimit Evropian. Pas Luftës së Dytë Botërore, evropianët kërkuan një politikë më të fortë sociale për të ndihmuar më të dobëtit dhe Traktati i Romës themeloi fondin social evropian.[4][5][6]
Anderson, P. The New Old World (Verso 2009) ISBN 978-1-84467-312-4
Berend, Ivan T. The History of European Integration: A New Perspective. (Routledge, 2016).
Blair, Alasdair. The European Union since 1945 (Routledge, 2014).
Chaban, N. and M. Holland, eds. Communicating Europe in Times of Crisis: External Perceptions of the European Union (2014).
Fimister, Alan. Robert Schuman: Neo-Scholastic Humanism and the Reunification of Europe (2008)
Hobolt, Sara B. "The Brexit vote: a divided nation, a divided continent." Journal of European Public Policy (2016): 1–19.
Jorgensen, Knud Erik, et al., eds. The SAGE Handbook of European Foreign Policy (Sage, 2015).
Kaiser, Wolfram. "From state to society? The historiography of European integration." in Michelle Cini, and Angela K. Bourne, eds. Palgrave Advances in European Union Studies (Palgrave Macmillan UK, 2006). pp 190–208.
Kaiser, Wolfram, and Antonio Varsori, eds. European Union history: themes and debates (Springer, 2016).
Koops, TJ. and G. Macaj. The European Union as a Diplomatic Actor (2015).
McCormick, John. Understanding the European Union: a concise introduction (Palgrave Macmillan, 2014).
May, Alex. Britain and Europe since 1945 (1999).
Marsh, Steve, and Hans Mackenstein. The International Relations of the EU (Routledge, 2014).
Milward, Alan S. The Reconstruction of Western Europe: 1945–51 (Univ. of California Press, 1984)
Young, John W. Britain, France, and the unity of Europe, 1945–1951 (Leicester University, 1984).
Kuliabin A.,Semin S. "SOME OF ASPECTS OF STATE NATIONAL ECONOMY EVOLUTION IN THE SYSTEM OF THE INTERNATIONAL ECONOMIC ORDER"(USSR ACADEMY OF SCIENCES,VLADIVOSTOK, 1991) [1]