Hidrocentrali i Dikancës

Hidrocentrali i Dikancës

Hidrocentrali i Dikances është një hidrocentral që ndodhet në komunën e Sharrit (Dragash), në Kosovë. Ky hidrocentral është i ndërtuar në vitin 1957Malet e Sharrit në një lartësi mbidetare afro 1500 m dhe ka qënë në funksion deri në vitin 2001 kur ishte në pronësi të Korporatës Energjetike të Kosovës. Pas një ndërprerje afro 9 vjeçare hidrocentrali kthehet në punë në pronësi të Frigo Food Energy Invest nga janari i vitit 2010. [1]

Historiku

Hidrocentrali punon me dy gjenerator me kapacitet maksimal prej 950 KWh energji elektrike në një periudhë 10 mujore, ndërsa në periodën e thatësirave zvogëlon kapacitetin e prodhimit. Gjeneratorët janë të prodhuesit Rade Konqar prodhim i vitit 1975, ndërsa rregullatori i rrymës i llojit Litostroj.

Sistemi i furnizimit me ujë bëhet nga Lumi i Brodit me një kanal të ndërtuar me një gjatësi 925 m dhe me një rezervuar akumulues me diametër 7,0 m dhe thellësi prej 7,0 m (kapacitet 270 m³). Ramja e ujit nga rezervuari deri në turbinë bëhet me gyp të diametrit prej 70 cm në një lartësi prej 115 m.

Në këtë hidrocentral për momentin janë të punësuar 9 persona. Gjithashtu ka filluar edhe ndërrimi i gjeneratorit të tret me një teknologji më të avancuar dhe me një kapacitet më të madh. Personat kontaktues në vendin e ngjarjes : Nazyf Bojaxhiu dhe Visar Ibrahimi.[2]

Galeria

Shih edhe

Referime

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 dhjetor 2021. Marrë më 15 dhjetor 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Plani i Kosoves per burimet e ripertritshme te energjise" (PDF). Ministry of Economic Development. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!