Hasan Âli Yücel (17 dhjetor 1897 – 26 shkurt 1961) ishte Minsitër i Arsimit i Turqisë prej dhjetorit 1938 deri në gusht 1946. Ai është i mirënjohur për reformat e tij në sistemin arsimor dhe themelimin e Instituteve të Fshatrave, të cilat ishin një grup shkollash rurale në Turqi të themeluara në përputhje me projektin i cili filloi më 17 prill 1940 me qëllim të trajnimin e mësuesve[1]. Ato ishin gurët e themelit të projekteve të zhvillimit rural në shtetin turk të pasluftës. Në atë kohë nuk kishte shumë institucione arsimore në shumicën e fshatrave; institutet ndihmuan në edukimin e popullsisë rurale dhe në plotësimin e nevojave të mësuesve të çdo fshati. Me gjithë jetëgjatësinë e tyre të shkurtër, ato shtuan numrin e shkollave fillore në vend. Hasan Âli Yücel ishte babai i Can Yücel, një poet i famshëm në Turqi.
Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Stambollit-Cerrahpaşa mban emrin e tij. Në vitin 1997, veprimtaritë eUNESCO -s u shoqëruan me kremtimin e 100 vjetorit të lindjes së tij.[2]
References
Lidhje të jashtme