Bukuria e saj tërheqëse ishte shumë e përshtashme për role romantike të femrave.
Në film për herë të parë paraqitet si statiste në Herr och fru Stockholm më 1920.
Greta Garbo është njëra ndër aktoret e para evropiane e cila arriti të bëhet yll në Holivud në fillim të viteve të tridhjeta. Në karierën e saj më të suksesshsme janë role të mëdha dramatike në filmat Mretëresha Kristinë, Ana Karenina, Grand hotel dhe Dama me kamelije. Më 1939 për aktrimin në komedinë satirike Ninotchka, arrinë famën botërore dhe nominohet për tri çmime Oskar.
Krahas roleve të saje ishte në qendër të vemendjes edhe jeta e saj private. Ashtu që, lidhjet e saj të dashurisë ishin kryesish tema të titujve të shkrimeve dhe sipas opinionit holivudian njifet edhe si "sfinga suedeze” dhe "e huaja misterioze”.
Pas mossuksesit të filmit Gruaja me dy fytyra , Greta Garbo më 1941 tërhiqet përgjithmonë nga filmi. Më 1954 shpërblehet me çmimin special Oskar për angazhimin e saj jetësor në artin filmik, të cilin shërblim vetë nuk e ka pranuar.