Gnosticizmi (greq.γνωστικισμός, gnostikismos nga fjala γνώσις, gnósis = njohja,njohuria, dituria krahaso Agnosticizmi) ishte një levizje filozofiko - fetare që pati një përhapje të madhe në qindvjeçarin e II dhe III të erës së krishterë. Kjo lëvizje bazohej në emërtimin "gnosis", «dituri» dhe lidhet me idenë e nje lloji mësimi sekret (të fshehtë) që Jezusi ua kishte dhënë disave prej dishepujve të tij në kohën mes Ringjalljes dhe Ngjitjes, kohë që mendohet nga gnostikët më e shtrirë në kohë sesa dyzet ditët e librave kanonikë. Një mësim i tillë, krahas doktrinës së Kishës, që bazohet në mësimin e hapur (publik) të Krishtit, përçohet nëpërmjet okultizmit nga bamirësia e të zgjedhurve të pakët.
Prejardhja
Origjina e Gnosticizmit ka qenë prej kohësh e debatuar dhe janë ende disa tema interesante hulumtimi. Sa më shumë këto origjina janë studiuar, aq më shume duket se rrënjët e saj zhyten në epokën para-kristiane.