Një gjuhë e dytë (L2) është një gjuhë që flitet nga personat që njohin një gjuhë tjetër si gjuhë të parë (L1). Një gjuhë e dytë mund të jetë një gjuhë fqinje, një gjuhë tjetër e vendit prej ku vjen folësi ose një gjuhë e huaj. Gjuha kryesore e një folësi, e cila është gjuha që përdor më shumë ose me të cilën ndihet më rehat, nuk është domosdo gjuha e parë e tij. Për shembull, rregulli kanadez e përkufizon gjuhën e parë për qëllimet e tij si "gjuha amtare, e mësuar në fëmijëri dhe e folur deri tani", duke pranuar se për disa, gjuha më e hershme mund të humbë, dhe një proces i këtillë njihet me emrin tretje gjuhësore. Kjo mund të ndodhë kur fëmijët e vegjël e fillojnë shkollën ose kur kalojnë në një mjedis të ri gjuhësor.
Të nxënit e gjuhës së dytë
Dallimi midis përvetësimit dhe mësimit u bë nga Stephen Krashen[1] si pjesë e Teorisë së tij të Monitorimit. Sipas Krashenit, të nxënit e një gjuhe është një proces i natyrshëm; ndërsa mësimi i një gjuhe është një mësim i vetëdijshëm. Në të parën, nxënësi duhet të marrë pjesë në situata të natyrshme komunikuese. Në këtë të fundit, korrigjimi i gabimeve është i pranishëm, si dhe studimi i rregullave gramatikore të izoluara nga gjuha natyrore. Jo të gjithë edukatorët në gjuhën e dytë pajtohen me këtë dallim; megjithatë, studimi se si mësohet/nxihet një gjuhë e dytë quhet të nxënit e gjuhës së dytë (SLA).
Efekti i moshës
Dallimi përcaktues midis një gjuhe të parë (L1) dhe një gjuhe të dytë (L2) është mosha, në të cilën personi e ka mësuar gjuhën. Për shembull, gjuhëtariEric Lenneberg e ka përdorur gjuhën e dytë për të nënkuptuar një gjuhë të fituar ose të përdorur me vetëdije nga folësi i saj pas pubertetit. Në shumicën e rasteve, njerëzit nuk arrijnë kurrë të njëjtin nivel të rrjedhshmërisë dhe të kuptuarit në gjuhën e tyre të dytë si në gjuhën e tyre të parë. Këto pikëpamje janë të lidhura ngushtë me hipotezën e periudhës kritike.[2]
Gjuha e huaj
Në pedagogji dhe në sociolinguistikë, bëhet dallimi midis gjuhës së dytë dhe gjuhës së huaj, kjo e fundit po mësohet për përdorim në një zonë ku ajo gjuhë është me prejardhje nga një shtet tjetër dhe nuk flitet në vendin amë të folësve. Dhe me fjalë të tjera, gjuha e huaj përdoret nga këndvështrimi i shteteve; gjuha e dytë përdoret nga këndvështrimi i individëve.