Gjergj Arianiti

Gjergj Arianiti
Princ i Arianitit
Mbretërimi1427-1462
ParaardhësKomnen Arianiti
PasardhësKostandin Arianiti
BashkëshorteMaria Muzaka
Pietrina Francone
FëmijëAndronika Arianiti, Princeshë e Arbërit
Goisava, Princeshë e Zetës
Kirana, Zonjë e Dukagjinit
Helena, Zonjë e Dukagjinit
Dhespina, Zonjë e Dukagjinit
Shën Angjelina, Despoteshë e Serbisë
Komita, Zonjë e Misias
Katerina, Zonjë e Drishtit
Theodhora Arianiti
Maria, Zonjë e Cerveterit dhe Vianos
Thoma Komnin Arianiti
Kostandin Arianiti, Princ i Maqedonisë
Arianito Arianiti
ShtëpiaArianiti
I atiKomnen Arianiti
E ëmavajzë e Nikollë Zaharisë
U lind1383
Principata e Arianitit
Vdiq1462
Besimii Krishter Ortodoks
Bust modern i Gjergj Aranitit në Librazhd

Gjergj Arianiti (1383 - Durrës ose Shkodër, 1461[1]-63[2]) ka qenë një fisnik arbër që drejtoi beteja të shumta kundër Perandorisë Osmane. Ishte i ati i Donikës, aleat[3] dhe rival[4] i Skënderbeut si dhe xhaxhai nga i Moisi Golemit. Ishte ndër fisnikët e Besëlidhjes së Lezhës, por e la aleancën pas humbjes në Berat.[3] Sipas Nolit, Arianiti gëzonte famë ndërkombëtare si mbrojtës i Krishtërimit, edhe pse nuk u konvertua nga ortodoks në katolik.[5]

Emri

Emri i tij është më shumë i njohur përmes formës shqiptare Gjergj Arianiti, dhe Aryaniti në anglisht,[6][7] por Pipa i referohet edhe Arianit Komneni,[3] ndërsa studjues të tjerë e referojnë Topia Golemi.[8] Emri i tij i plotë në veprën e Nolit është Gjergj Arianiti Topia Komneni.[7] Ai e thërriste veten Komninoviç në një letër dërguar mbretit të Napolit.[9] Emri i tij në formën sllavike shfaqet si Golem Arianit Komnenoviç (Golemi Arenit Cominovich),[10] dhe në një dokument të 1452 i drejtohet vetes "Golem Arianit Komnenoviç i Arbërisë".[11] Fjala golem në gjuhën sllave domethënë "i madh",[12] sipas Vlorës është në kuptimin "më të vjetrit" si dega kryesore e derës fisnike Arianiti-Topia.[13] Forma Haryanites për mbiemrin e tij është përdorur ndër dokumente të periudhës së Karlit VII.[10] Ndërsa nga këngët e folklorit, emri i tij përcillet Gjorq Golemi,[14] identifikuar nga Dhimitër Shuteriqi me Gjergj Arianitin.[15]

Jetëshkrimi

I ati i tij ishte Komnen Arianiti, zotërimet e të cilit ishin në afërsi të Durrësit (in partibus Durrachii). Gjergji ishte më i madhi ndër tre vëllezërit, dy vëllezërit e tjerë tij ishin Muzaka dhe Vladani.[16] I ati i tre vëllezërve u detyrua të bjerë në ujdi me osmanët dhe dërgoi peng razie Gjergjin në Edrene, ku jetoi dhe u shkollua me kujdes. Më 1427 u kthye në vendlindje dhe më 1432 përkrah Andre Topisë, ngadhënjeu në betejë me sukses osmanët.[17]

Më 1433 theu ushtrinë osmane në Kurvelesh[2] ose afërsi të Tepelenës duke i shpartalluar me fiset malore të Kurveleshit, Lunxhërisë dhe Skraparit. Fitore pas së cilës Papa Eugjen IV, Alfonsi V i Aragonës dhe Perandori Sigizmund i dërguan urime dhe premtuan nën mbrojtjen e tyre.[2][18] Vitin që pasoi, një tjetër ushtri osmane e drejtuar nga Isak beu, vali i Shkupit, u fut në luginën e Shkumbinit ku u dërrmua nga Arianiti dhe aleatët e tij. Në një tjetër rrethanë, gjithnjë në luginën e Shkumbinit, trupat e Arianitit të rrethuar nga osmanët, u mundën. Më 1438 ngriti sërish krye, Turhan beu fillimisht e shoi kryengritjen dhe rrethoi Beratin, por më pas u shpartallua nga Arianiti dhe humbi gjithë ushtrinë.[18] Pas kryengritjeve në një periudhë gjashtëvjeçare, Arianitit iu njoh nga Sulltan Muradi II sundimi i tokave nga Shkumbini në Vjosë[2] dhe nga Adriatiku në liqenin e Ohrit, si dhe shumë njerëz të shpurës së tij u detyrua të jepte të birin peng razie.[18]

Gushtin e 1443 Arianiti ngriti sërish krye kundër osmanëve, pas gjasash i nxitur prej Papa Eugjenit IV ose i ngacmuar pas disfatës të Shehabedin Pashës,[19] në viset e Elbasanit, Vokopolës dhe Tepelenës.[2] Pas fitoreve që korri iu përtëri fama në vendet e krishtera dhe gëzoi lidhje të mira me Alfonsin, Raguzën dhe Papën.[18] Më 1444, kur predikonte kryqëzatën e princërve të krishterë kundër osmanëve, Papa Eugjeni IV e quante sundimtarin arbër më të rëndësishëm dhe më të besueshëm - ndonëse ishte ortodoks.[18]

Më 1451 u shtrëngua të lidhte aleancë me Alfonsin V të Aragonës, pasi nuk mori asnjë ndihmë u kthye kapiten venedikas[2] më 1456.[4] Sipas Bartlit ndërroi jetë në territor venedikas, Durrës ose në Shkodër,[2] dhe pas vdekjes së tij më 1461, sipas Nolit, Skënderbeu ia aneksoi zotërimet - por pa cituar ndonjë dokument sipas Sirdanit.[1]

Familja

Arianiti u martua të parën herë me Maria Muzakën, bijë e Andreas së III-të, Zotit të Devollit dhe Kirana Zenebishit, Zonja e Grabosës. Martesa e tyre u trashëgua me tetë vajza:[20]

  • Andronika, e njohur nën nofkën Donika, e martuar me Skënderbeun
  • Goisava (ose Voisava), e martuar me Ivan Cërnojeviçin, Princ i Zetës dhe nip i Skënderbeut
  • Kirana (ose Hirana), e martuar me Nikollë Dukagjinin
  • Helena, e martuar me Gjergj Dukagjinin
  • Despina, e martua me Tanush Dukagjinin
  • Angjelina, e martuar me Stefan Brankoviç, Despot i Serbisë
  • Komina (ose Komnena), e martuar me Gojko Balshën, Zot i Misisë
  • Katerina, pas vdekjes së bashkëshortit të parë Andrea Spanit, u martua me kondotierin italian Nicola Boccali

Pas vdekjes së Marisë, u martua për së dyti me aristokraten italiane Pietrina Francone, të bijën e Oliviero Francone-s, baronit të Taurizanos.[2] Sipas Muzakës nga të dyja martesat pati dhjetë fëmijë, prej të cilëve tre djem.[21] Burime të tjera e nxjerrin tre bija dhe tre djem[8] prej martesës së dytë:

  • Teodora (ose Theodhora) Arianiti
  • Maria Arianiti, e martuar me Bartolomeo Giuppo della Rovere, Zot i Çerveterit dhe Vianos
  • Thoma Arianiti
  • Kostandin Arianiti, kapiten arbëror,[8] varrosur në Kishën e 12 apostujve në Romë.[22]
  • Arianito Arianiti

Zotërimet

Arianiti kishte nën zotërim Kaninën, të cilën pasi martoi të bijën me Skënderbeun më 1451, e dha për pajë.[1] që do ta quajmë Gjergj Araniti, ishte vëllai më i madh mes tre vëllezërve. Ai u martua me Maria Muzakën, nga e cila mori në pajë një territor të gjerë që shkonte nga Mallakastra - edhe sot një fshat i madh atje quhet Aranitas - deri në det në afërsi të Vlorës e Kaninës.

Kështu zotërimet u shtrinë që nga Adriatiku e deri në afërsi të Dibrës së sotme. Qendra e zotërimeve duket se ka qenë malësia mes Librazhdit dhe Elbasanit, Shpati, Çermenika, Sopoti dhe një pjesë e Mokrës.

Referime

  1. ^ a b c Sirdani, Marin (2018). "Në shka fajiset Skanderbegu". Gjergj Kastrioti "Athleta Christi", Përzgjedhje studimesh të Klerikëve Katolikë. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 176–177. ISBN 9789995697730.
  2. ^ a b c d e f g h Bartl, Peter. "Arianiti, Gjergj". Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas (në gjermanisht). 1: 94.
  3. ^ a b c Pipa, Arshi (2013) [1978]. Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives [Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore]. Tiranë: Princi. fq. 47. ISBN 9789928409096. [...] Arianit Komneni, vjehrri i Skënderbeut, ishte aleati dhe miku i tij i vetëm për një kohë të shkurtër. Pas betejës së Beratit, Arianiti e braktisi Lidhjen arbërore, duke u lidhur me Napolin dhe Venedikun mëvetësisht deri kur vdiq më 1461.
  4. ^ a b Dani 2016, p. 466.
  5. ^ Dani, Doan (2016). Shpikja e Mesjetës. Tiranë: Pika pa sipërfaqe. fq. 425. ISBN 9789928185303.
  6. ^ Fine 1994, p. 535

    In 1432 Andrew Thopia revolted against his Ottoman overlords ... inspired other Albanian chiefs, in particular George Aryaniti ... The revolt spread ... from region of Valona up to Skadar... At this time, though summoned home by his relatives ... Skanderbeg did nothing, he remained ... loyal to sultan

  7. ^ a b Noli 1947, p. 10
  8. ^ a b c Housley, Norman (2016). The Crusade in the Fifteenth Century: Converging and competing cultures (në anglisht). Routledge. fq. 41. ISBN 9781317036883.
  9. ^ Schmitt Oliver Jens, Skandermbeg et les sultans, Turcica, 43 (2011) p. 71.
  10. ^ a b Studia Albanica (në gjermanisht). Universiteti i Tiranës. 1964. fq. 143. Marrë më 26 maj 2011. April 1452 aus Neapel an Skanderbeg gerichtetes Schreiben, das abschriftMch fùnf weiteren Adligen Albaniens, darunter 'Magnifico viro Golemi Arenit Cominovich [...] Auffallend ist hier die slavische Namensform Golem Arianit Komnenovic
  11. ^ Constantin Marinescu 1994, La politique orientale d'Alfonse V d'Aragón, roi de Naples (1416-1458). Institut d'Estudis Catalans, p. 176
  12. ^ Edward Stankiewicz (1 janar 1993). The Accentual Patterns of the Slavic Languages (në anglisht). Stanford University Press. fq. 129–. ISBN 978-0-8047-2029-8.
  13. ^ Vlora 2010, p. 93.
  14. ^ Alcani, Avni (21 tetor 2018). "Historia e panjohur e "Kangës së Gjorq Golemit, Princit të Sopotit"". Gazeta shqiptare.
  15. ^ Shuteriqi, Dhimitër (10 qershor 2007). "Kënga e Gjorq Golemit midis legjendës dhe historisë". Gazeta shqiptare ("Milosao", suplement). 3892: 6–7.
  16. ^ Shuteriqi 2012, p. 97.
  17. ^ Vlora 2010, pp. 92-93.
  18. ^ a b c d e Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I. Tiranë: 55. fq. 94–95. ISBN 978-99943-56-83-6.
  19. ^ Jefferson, John (17 gusht 2012). The Holy Wars of King Wladislas and Sultan Murad: The Ottoman-Christian Conflict from 1438-1444 (në anglisht). BRILL. fq. 109. ISBN 90-04-21904-8. In August of 1443, perhaps at the instigation of Eugene IV, or Sehabeddin's defeat, Arianiti took up arms again.
  20. ^ Arheografski prilozi (në serbo-kroatisht). Narodna biblioteka Srbije, Arheografsko odeljenje. 1997. fq. 136. Био је ожењен Маријом из моћне ал- банске породице Мусаки. Са њом је имао осам кћери.
  21. ^ Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty by John Musachi (1515) "Archived copy" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2010-09-10. Marrë më 2011-11-29.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  22. ^ Pipa 2013, p. 43.

Literatura

  • Shuteriqi, Dhimitër (2012). Zana Prela (red.). Aranitët: Historia- Gjenealogjia -Zotërimet. Toena. ISBN 978-99943-1-729-5.

Read other articles:

1928 biography by John Buchan Montrose First edition 1928AuthorJohn BuchanGenreBiography; historyPublisherThomas Nelson and Sons Ltd[1]Publication date1928Media typePrintPages419[1] Montrose (Montrose: a history in the US) is a 1928 biography of James Graham, 1st Marquess of Montrose by the Scottish author John Buchan. Background From his undergraduate days at Oxford, Buchan had always had a fascination with Montrose, and came to feel that earlier historians had not done ...

 

Clifton Villa CliftonUbicación en el condado de Greene en Ohio Ubicación de Ohio en EE. UU.Coordenadas 39°47′49″N 83°49′34″O / 39.7969, -83.8261Entidad Villa • País  Estados Unidos • Estado  Ohio • Condado GreeneSuperficie   • Total 0.48 km² • Tierra 0.46 km² • Agua (3.76%) 0.02 km²Altitud   • Media 306 m s. n. m.Población (2010)   • Total 152 hab. • Densidad...

 

Artikel ini sebatang kara, artinya tidak ada artikel lain yang memiliki pranala balik ke halaman ini.Bantulah menambah pranala ke artikel ini dari artikel yang berhubungan atau coba peralatan pencari pranala.Tag ini diberikan pada September 2016. Mats Rits oleh Filip Naudts, 2015Informasi pribadiNama lengkap Mats RitsTanggal lahir 18 Juli 1993 (umur 30)Tempat lahir Antwerp, BelgiaTinggi 180 m (590 ft 6+1⁄2 in)Posisi bermain GelandangInformasi klubKlub saat ini AjaxNo...

Artikel ini membutuhkan rujukan tambahan agar kualitasnya dapat dipastikan. Mohon bantu kami mengembangkan artikel ini dengan cara menambahkan rujukan ke sumber tepercaya. Pernyataan tak bersumber bisa saja dipertentangkan dan dihapus.Cari sumber: SMA Negeri 6 Surabaya – berita · surat kabar · buku · cendekiawan · JSTOR SMA Negeri 6 SurabayaInformasiAkreditasiA[1]Nomor Statistik Sekolah301056009006Jurusan atau peminatanMIA dan IISRentang kelasX...

 

Artikel ini sebatang kara, artinya tidak ada artikel lain yang memiliki pranala balik ke halaman ini.Bantulah menambah pranala ke artikel ini dari artikel yang berhubungan atau coba peralatan pencari pranala.Tag ini diberikan pada Oktober 2022. Ngayah adalah sebuah kearifan lokal yang ada, tumbuh dan berkembang di Bali. Bahkan budaya ngayah hingga saat ini masih dijalankan dan tidak luntur ditelan zaman. Ngayah merupakan istilah bagi seseorang ataupun kelompok yang bekerja dengan tulus ikhlas...

 

Pour les articles homonymes, voir Grand débat. La galaxie du Triangle (M33), au sein de laquelle Edwin Hubble identifie 35 céphéides en 1926, permettant de mesurer sa distance et prouver sa nature extragalactique. Le « Grand Débat » est le nom donné aux discussions qui ont lieu dans le courant des années 1920 sur la nature de ce qui est à l'époque appelé les « nébuleuses », et qui sont en fait des galaxies situées à l'extérieur de la Voie lactée. Le déba...

Light gun arcade game by Exidy 1986 video gameChillerNES cover artDeveloper(s)ExidyPublisher(s) Exidy AGC HES Platform(s) Arcade NES Release1986, 1990 (NES)Genre(s) Light gun shooter horror Arcade systemExidy 440 Chiller is a light gun arcade game released in 1986 by Exidy.[1] An unlicensed port was released for the Nintendo Entertainment System in 1990 by American Game Cartridges in the US, and in Australia by HES (Home Entertainment Suppliers), with the option of using either the st...

 

Austrian footballer (born 1992) Not to be confused with David Albala. David Alaba Alaba with Austria in 2018Personal informationFull name David Olatukunbo Alaba[1]Date of birth (1992-06-24) 24 June 1992 (age 31)[2]Place of birth Vienna, AustriaHeight 1.80 m (5 ft 11 in)[3]Position(s) Centre-back, left-back, midfielderTeam informationCurrent team Real MadridNumber 4Youth career2001–2002 SV Aspern2002–2008 Austria Wien2008–2009 Bayern MunichSeni...

 

For other uses, see Hydra (disambiguation). The Hydra was a magazine produced by the patients of the Craiglockhart War Hospital, noteworthy for having been edited at one time by Wilfred Owen, and for including poems by Siegfried Sassoon.[1] The magazine was headquartered in Edinburgh.[1] Another editor was Black Watch officer James Bell Salmond, who went on to be editor of The Scots Magazine and was later the Keeper of Muniments at the University of St Andrews.[2] In 1...

العلاقات الأمريكية البوروندية الولايات المتحدة بوروندي   الولايات المتحدة   بوروندي تعديل مصدري - تعديل   العلاقات الأمريكية البوروندية هي العلاقات الثنائية التي تجمع بين الولايات المتحدة وبوروندي.[1][2][3][4][5] مقارنة بين البلدين هذه مقارنة...

 

Cet article est une ébauche concernant les Jeux olympiques et l’Espagne. Vous pouvez partager vos connaissances en l’améliorant (comment ?) selon les recommandations des projets correspondants. Espagne aux Jeux olympiques d'été de 2016 Code CIO ESP Lieu Rio de Janeiro Participation 23e Athlètes 306 (dans 25 sports) Porte-drapeau Rafael Nadal MédaillesRang : 14e Or7 Arg.4 Bron.6 Total17 Espagne aux Jeux olympiques d'été Espagne aux Jeux olympiques d'été de 2012 Espagne ...

 

American politician This article includes a list of references, related reading, or external links, but its sources remain unclear because it lacks inline citations. Please help to improve this article by introducing more precise citations. (March 2013) (Learn how and when to remove this template message) Finis E. DowningMember of the U.S. House of Representativesfrom Illinois's 16th districtIn officeMarch 4, 1895 – June 5, 1896Preceded byGeorge W. FithianSucceeded byJo...

Species of rodent Steppe mouse Conservation status Least Concern (IUCN 3.1)[1] Scientific classification Domain: Eukaryota Kingdom: Animalia Phylum: Chordata Class: Mammalia Order: Rodentia Family: Muridae Genus: Mus Species: M. spicilegus Binomial name Mus spicilegusPetényi, 1882 Range of M. spicilegus  Extant, resident The steppe mouse or mound-building mouse (Mus spicilegus) is a species of rodent in the family Muridae.[2] It is found in grassland and o...

 

Railway station in Chongqing, China This article relies largely or entirely on a single source. Relevant discussion may be found on the talk page. Please help improve this article by introducing citations to additional sources.Find sources: Changshou North railway station – news · newspapers · books · scholar · JSTOR (January 2023) You can help expand this article with text translated from the corresponding article in Chinese. (June 2022) Click [s...

 

Dua puluh penandatangan Para penandatangan Undang-Undang Kemerdekaan Lituania adalah dua puluh pria Lituania yang menandatangani Undang-Undang Kemerdekaan Lituania pada 16 Februari 1918. Para penandatangan tersebut terpilih pada Dewan Lituania oleh Konferensi Vilnius pada September 1917 dan dipercayakan dengan misi mendirikan sebuah negara merdeka Lituania.[1] Kemerdekaan yang diproklamasikan baru benar-benar terwujud pada akhir 1918, setelah Jerman kalah dalam Perang Dunia I dan pasu...

Polish painter and drawer Maximilian CerchaPakosław z MstyczowaLithograph by Maximilian CerchaBorn(1818-10-12)12 October 1818KrakówDied29 June 1907(1907-06-29) (aged 88)KrakówBurial placeRakowicki CemeteryOccupation(s)painterdrawerMaximilian (also spelled Maksymilian) Cercha (1818–1907) was a Polish painter and drawer.[1][2][3][4][5] He was the nephew of Ezechiel Cercha (1790–1820) and the father of Stanisław Cercha [pl] (1867...

 

2007 studio album by The Seldon PlanThe Collective NowStudio album by The Seldon PlanReleasedSeptember 2007RecordedMarch–April, 2007GenreIndie rockPopAlternative rockLength32:25LabelMagnatune and The Beechfields Record LabelProducerFrank Marchand and The Seldon PlanThe Seldon Plan chronology Making Circles(2005) The Collective Now(2007) Lost and Found and Lost(2009) Professional ratingsReview scoresSourceRatingAllMusic[1] The Collective Now is an album released in September ...

 

Tamil people who do not conform to heterosexual gender norms Tamil sexual minorities are Tamil people who do not conform to heterosexual gender norms. They may identify as LGBTQIA.[citation needed] It has been estimated that India has a population of 2.5 million homosexuals,[1] though not all of them are Tamil, and not all Tamils live in India. There are currently laws that criminalize homosexual sex implemented in Malaysia, Sri Lanka, Singapore, and Mauritius, all of which ha...

Spanish actress In this Spanish name, the first or paternal surname is Santiago and the second or maternal family name is Villena. Daniela SantiagoDaniela Santiago in 2020BornDaniela Santiago Villena (1982-04-01) 1 April 1982 (age 41)[1]Malaga, SpainOccupation(s)Actress and model Daniela Santiago Villena (Málaga, April 1, 1982) is a Spanish model and actress, known for playing Cristina La Veneno in the biopic series Veneno (2020), for which she was awarded an Ondas Award...

 

Taтpa T7B5 Музейный вагон Tatra T7B5 в Москве Производитель ЧКД Годы выпуска 1988 - 1993 Характеристики Масса 20 т Мест для сидения 40 Номинальная вместимость 136 (5 чел/м²) Низкопольность 0% Напряжение бортовой сети 24 В Количество дверей 3 Габариты Колея 1524 мм Длина 15 300 мм Ширина 2500 мм Вы...

 

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!