Gjeografia e Bregut të Fildishtë
Bregu i Fildishtë ndodhet në Afrikën perëndimore në mes të Ganës e Liberisë dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik . Popullsia e vendit është e përqendruar pranë bregdetit
Sipërfaqja e përgjithshme e Bregut Fildishtë është 322,460 km2 (trimdhjetë herë e gjysmë më e madhe se sipërfaqja e Maqedonisë), 4,460 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 00 V, 5 00 P.
Bregu i Fildishtë ka një Vijë bregdetare prej 515 km ndërsa kufi tokësorë 3,110 km të gjatë dhe e ndanë atë nga : Burkina Faso 584 km, Gana 668 km, Guineja 610 km, Liberia 716 km, Mali 532 km
Klima në Bregun e Fildishtë është tropikë përgjatë bregdetit, gjysmë shkretinore në brendesi te pjesës veriore. Sezoni i ngrohtë dhe e thatë fillon në nëntor dhe përfundon me sezonin e nxehtë dhe të thatë në mars e cila zgjat diku deri në muajin maj. Sezoni e tretë, sezon i nxehtë dhe i lagshtë fillon në qershor dhe përfundon në tetor.
Relievi i Bregu Fildishtë është terren kryesisht i rrafshët me ngritje valore dhe në pjesën veri-perëndimore është terren malorë. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit në Gjirin e Guinesë (Oqeani Atlantik) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,752 metrave në majën "Nimba" (ang.:Mont Nimba), në afërsi të pikëpresjes së kufirit Liberi - Guinesë.
Si pasurit natyrore të Algjerisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë: Derivatet e Naftës, Gazi natyrorë, Diamante, Mangani (Mn) Hekuri (Fe), Kobalti, Boksiti, Bakri (Cu) dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 9.75% e sipërfaqes së vendit.