General Motors Company, e njohur gjithashtu edhe si GM, është një prodhues amerikan automobilash me zyra qendrore në Detroit, Michigan.
Për nga shitjet, GM renditet e para në SHBA dhe e dyta në botë për vitin 2008. GM renditej e treta për sa i përket xhiros globale. GM prodhon makina dhe kamionë në 34 vende, ka punësuar 244.500 njerëz nga e gjithë bota dhe shet dhe shërben në mbi 140 vende.
GM planifikon ta fokusojë biznesin e tij në katër marka kryesore amerikane — Chevrolet, Cadillac, Buick, dhe GMC. Në Evropë, pas një periudhe negocimesh për të shitur shumicën e aksioneve në markat Opel dhe Vauxhall, GM vendosi ta ruajë pronësinë e plotë të këtyre markave.
Në 26 janar, GM deklaroi se kishte arritur një marrëveshje për të shitur SAAB te Spyker Cars NV. GM gjithashtu ka një marrëveshje për shitjen e markës Hummer, duke pritur aprovimin e kompanisë kineze.
Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!