Gazmend Çaçi

Gazmend Çaçi (Gaz Çaçi) (1957 ) është basketbollist shqiptar, ka luajtur me "Partizanin". Karriera sportive e tij ka qenë e mbushur me trofe arritje dhe tituj. 18 herë kampion i Shqipërisë nga këto 16 radhazi me Partizanin dhe një si trajner. Pak më shumë Kupa të Shqipërisë në basketboll gjatë karrierës së tij që e nisi që 14 vjeç dhe e mbylli më 1997-n. Ka marrë pjesë në Europiane, Kupat e Europës, Ballkaniada. Është prej vitesh trajner basketbolli. Në vitin 2012 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi Gazmend Çaçit Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sportit të basketbollit, si lojtar i jashtëzakonshëm dhe si trajner që ka përgatitur breza të tërë të sportistëve të rinj.” Është shpallur dhe “Qytetar nderi” i qytetit të Përmetit.


Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!