Gazi

Gejzeri është gati të shpërthejë.

Gazi është një nga katër gjendjet themelore të lëndës (të tjerat janë gjendja e ngurtë, e lëngët dhe plazma). Një gaz i pastër mund të përbëhet nga atome individuale (p.sh. një gaz fisnik si neoni), molekula elementale të përbëra nga një lloj atomi (p.sh. oksigjeni), ose molekula të përbëra nga atome të ndryshme (p.sh. dioksidi i karbonit). Një miks gazesh mund të përmbajë një numër të lartë gazërash të pastër si ajri. Çka e dallon një gaz nga lëngjet apo të ngurtat është ndarja e gjerësishme e thërrmijave individuale të gazit. Kjo ndarje zakonisht e bën të pangjyrë gazin për shikimin e njeriut. Ndërveprimi i thërrmijave të gazit në prani të fushave elektrike dhe gravitacionale vlerësohet i parëndësishëm.

Gjendja e gaztë e lëndës gjendet mes gjendjes së ngurtë dhe asaj plazmike,[1] e fundit nga të cilat mundëson cakun më të lartë të temperaturës për gazërat. Në skajin e poshtëm të temperaturave gjenden gazërat degjenerues quantum[2], të cilët po marrin shumë vëmendje.[3] Gazërat me dendësi të lartë atomike kur ftohen në temperatura tejet të ulëta, në varësi nga reagimet e tyre klasifikohen si gaze Bose ose Fermi. Për një listë kuptimore të këtyre gjendjeve ekzotike të lëndës, shih listën e gjendjeve të lëndës.

Referimet

  1. ^ This early 20th century discussion infers what is regarded as the plasma state. See page 137 of American Chemical Society, Faraday Society, Chemical Society (Great Britain) The Journal of Physical Chemistry, Volume 11 Cornell (1907).
  2. ^ The work by T. Zelevinski provides another link to latest research about Strontium in this new field of study. See Tanya Zelevinsky (2009). "84Sr—just right for forming a Bose-Einstein condensate". Physics. 2: 94. Bibcode:2009PhyOJ...2...94Z. doi:10.1103/physics.2.94. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ for links material on the Bose–Einstein condensate see Quantum Gas Microscope Offers Glimpse Of Quirky Ultracold Atoms. ScienceDaily. 4 November 2009.

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!