Frank Karlitschek (lindur në korrik 1973) është një programues gjerman i programeve kopjuterike me kod burimi të hapur, me rezidencë në Stuttgart, Gjermani.
Karlitschek shkruan në blogun e tij personal nën temën “Privatësia është baza për demokracinë”.[1][2] Ai shprehet se njerëzit duhet të kenë të drejtën themelore të të pasurit kontroll mbi të dhënat personale në "moshën e Internetit”.[3]
Programe me kod burimi të hapur
Karlitscheck është kontribues në KDE që prej 2001, ku ka kontribuar më së shumti në “web community”. Ai është pjesëtar i KDE e.V. që prej 2003. Në verën e 2009 ai u emërua si pjesëtar bordi dhe zëvendës president i KDE.e.V.[4]
Në 2001 Kartlischek inicioi KDE-Look.org.[5] Ai nisi dhe mirëmbajti "Open-PC" dhe projektet e "Open Collaboration Services". Ai është programuesi dhe mirëmbajtësi kryesor i website-ve të openDesktop.org. Kartlischeck është gjithashtu bashkë-moderator pranë "RadioTux", ku mbahen podkaste në gjermanisht për Linux. Në 2012 Kartlischek nisi iniciativën "User Data Manifesto".
Karlitschek ligjëron në konferenca si LinuxCon, Latinoware, openSUSE Conf dhe Akademy.