Frank Baumann (lindur më 29 tetor 1975) është një ish futbollist profesionist gjerman i cili aktualisht është drejtori sportiv i klubit gjerman Werder Bremen. Ai njihet më shumë për periudhën e tij si lojtar te Werder Bremen.
Baumann luante si mesfushor mbrojtës dhe qëndër-mbrojtës dhe njihej për ndërhyrjet e tij të ashpra dhe pozicionimin mbrojtës. Ai ka luajtur rreth 30 ndeshje me kombëtaren gjermane, duke luajtur në Kupën e Botës 2002 dhe UEFA Euro 2004, duke arritur finalen në të parën.
Karriera me klube
1. FC Nürnberg
I lindur në Würzburg të Bavarisë, Baumann e nisi karrierën e tij si mesfushor te 1. FC Nürnberg, ku talenti i tij u shfaq më pas në rolin e mesfushorit të tërhequr. Pasi kishte luajtur rreth 150 ndeshje dhe kishte përfaqsuar ekipin në tre kategori të ndryshme të futbollit gjerman, ai kaloi te SV Werder Bremen në vitin 1999.[1]
Werder Bremen
Te Werderi, Baumann u bë menjëherë zgjedhje e parë në formacion, duke shënuar pesë gola në sezonin e tij të parë; edhe pse ekipi u rendit në vendin e nëntë, arriti të kualifikohej në Kupën UEFA falë vendit të dytë në kupë, pasi humbën finalen nga FC Bayern Munich.
Ai vazhdoi të luante rregullisht te Werderi, edhe pse ai pati vështirësi me dëmtimet në vitet e ardhshme. Baumann shënoi golin që dërgoi Werderin në finalen e Kupës UEFA 2009, në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales ndaj Hamburger SV, nga një goditje këndi që u shkaktua pasi topi ishte devijuar një top letre të hedhur nga tifozët vendas. Ai njoftoi tërheqjen nga futbolli më 20 maj 2009,[2] me kontratën e tij që do të skadonte një muaj më vonë.[3]
Në maj 2009, Baumann u bë ndihmësi i menaxherit të përgjithshëm të klubit, duke j'u bashkuar një tjetër ish lojtari, Klaus Allofs, në stafin e tij. Në përfundim të sezonit 2014–15, ai u largua nga pozicioni i tij si "drejtori i ekipit të parë" pas dy vitesh e gjysëm.[4][5]
Karriera ndërkombëtare
Baumann luajti 28 ndeshje me kombëtaren, duke shënuar dy gola.[6] Debutimi i tij me Gjermaninë erdhi në fitoren 1–0 kundër Norvegjisë në Oslo më 14 nëntor 1999, duke u bërë lojtari i 800të që luante për Gjermaninë.[7]
Ai u zgjodh në ekipet që luajtën në Kupën e Botës 2002 (duke luajtur në raundin e 16-tave ndaj Paraguajit) dhe UEFA Euro 2004 (dy ndeshje).
Karriera manaxheriale
Në maj 2016, Baumann u zgjodh drejtori sportiv i ri i Werder Bremen, duke zëvëndësuar Thomas Eichin.[8]
Jeta personale
Baumann është i martuar me Stefanie, dhe sëbashku kanë një vajzë, Louisën, dhe një djal, Moritz.[9]
Statistikat e karrierës
Klube
Burimi: [10][11]
- ^ a b c d e f Të gjitha ndeshjet në DFL-Ligapokal
Kombëtarja
Burimi: [11]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar |
Viti |
Ndsh |
Gola
|
Gjermania
|
1999 |
1 |
0
|
2000 |
2 |
0
|
2001 |
4 |
2
|
2002 |
6 |
0
|
2003 |
8 |
0
|
2004 |
6 |
0
|
2005 |
1 |
0
|
Gjithsej |
28 |
2
|
Golat me kombëtaren
Rezultatet e Gjermanisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Baumann.
Trofe
Klube
- Werder Bremen[13]
Kombëtarja
- Gjermania[13]
Referime
Lidhje të jashtme