For the New Intellectual është libri i parë jo-fiksion nga filozofja Ayn Rand, i botuar në SHBA në vitin 1961. Një pjesë e mirë e materialit të librit është e përbërë nga pjesë të shkëputura nga novela të autores të botuara më parë, si Burimi i jetës apo Revolta e Atlasit. Libri nis me një ese të gjatë që fokusohet mbi historinë e filozofisë.