Fizika mjekësore dhe Onkologjia

Me termin fizikë mjekësore nënkuptohet zakonisht puna e fizikantëve mrenda spitaleve, të cilët janë përgjegjës kryesisht për aplikimin e rrezatimit për qëllime mjekësore. Angazhimi i fizikantëve nëpër klinika filloi qysh para 100 viteve, ku gjatë kësaj kohe u zbuluan nga Rëntgeni, rrezet-X,Berkereli zbuloi radioaktivitetin, Maria dhe Pierre zbuluan izotopet radioaktive. Prej vitit 1910 fillojnë zbatimet kryesore të rrezatimit jonizues në mjekësi.Sot fizika mjekësore është aq rëndësishme, sa që pa të nuk mund të mendohet radioterapia, puna në mjekësi nukleare, në radiologji e të tjera. Ideja e futjes së një izotopi-radioaktiv në mbrendinë e trupit të pacientit, për të transmetuar sinjale të cilat do të regjistrohen jashtë trupit, ishte revolucionare. Ajo mundësoi studimin e lëvizjeve të substancave të caktuara nëpër trupin e njeriut, dhe përmes kësaj edhe të proceseve fiziologjike. Përigjegjisa e fizikantit është në llogaritjet e sakta të dozave të izotopeve-radioaktive në përputhje me nevojat individuale të çdo pacienti, si dhe për hulumtimet e mëtejshme mjekësore eksperimentale.

Përdorimi i rrezeve-X në Onkologji

Rrezet-X kanë përdorim të gjerë në diagnostikën dhe terapinë e sëmundjeve malinje, meqenëse këto rreze depertojnë në trupin e njeriut. Imazhimi I pjesëve të trupit të njeriut përmes rrezeve-X ka rëndësi të jashtëzakonshme për diagnostikën dhe monitorimin e shumë sëmundjeve. Rrezet-X gjatë kalimit nëpër mjedise me dendësi të ndryshme, si p.sh., nga eshtrat, muskujt ose indet e tjera, dhe mundësojnë përfitimin e detajeve të veçanta imazherike të brendisë trupore.Për përmisimin e kontrastit imazh të një organi, pacientit I jepen substancat të posaçme për këtë qëllim, të cilat kanë numër të lartë atomik Z, dhe që absorbojnë më shumë rrezet-X se sa indet rrethuese.Radioterapia me rreze-X teorikisht përdoret për goditjen dhe shkatërrimin e qelizave malinje të kancerit në trup, pa dëmtuar indet e shëndosha.

Radioonkologjia moderne

Radiokirurgjia moderne ndahet në:

* Radiokirurgjinë robotike

* Radiokirurgjinë stereotaktike

Radiokirurgjia robotike

Radiokirurgjia robotike me emrin CyberKnife njihet si sistemi I parë dhe I vetëm robotik në botë për radiokirurgji për trajtimin e të gjitha llojeve të kancerit dhe me saktësi shumë të madhe, madje edhe më të vogël se te një milimetri. Me këtë sistem rajonet kanceroze në tru apo në trup mund të trajtohen me doza të larta dhe rrezatimin fokal. Për më tepër indet normale mund të mbrohen në nivele maksimale kundër efekteve anësore të rrezatimit. Pajisja CyberKnife ka nje akcelerator modern linear te integruar në një robot të përdorur në sektorin industrial. Në sitemin e kësajse të tenkologjise robotike, të kontrolluar me kompjuter, pajisja sillet rreth pacientit si të ishte duke bërë një vallëzim rutinor dhe përfundon trajtimin me rrezatim nga qindra kënde të ndryshme. Kur trajtimi bëhet në disa seanca ajo quhet “radioterapi stereotaktike”, në qofte se ajo bëhet në një seancë të vetme, quhet “radiokirurgji sterotaktike”. Përparsia e madhe e kësaj metode është mundësia e lëvizjes të pacientit dhe organëve të tij gjatë trajtimit dhe korrigjimit të rrezatimit në përputhje me këto lëvizje të cakut. Në pacientët e përgjedhur, kjo pajisje është përdorur në trjatimin e kancerit të mushkërive, kancerit te kokës dhe rruazave të qafës, kancerit të prostatës, tumoret, kancerit të pankreasit dhe në një numër më të ulët metastazat trupore.

Gamma Knife që trajton tumoret e trurit pa kirurgji, dhe pa anestezi ose kujdes intesiv është një pajisje radiokirugjijkale moderne.Kjo pajisje mund të aplikohet vetëm në një seance dhe pacienti po atë ditë mund të kthehet në shtepi.Përdoret për trajtimin e tumoreve të trurit pa nevojë për kirurgji, GM është një teknikë radiokirurgjike e testuar dhe provuar shkencërisht.

Radiokirurgjia stereotaktike

Radiolirurgjia stereotatkike (SRS, stereotactic Radiosurgery) mund të shpjegohet si trajtimi i një objektivi specifik me anë të koordinatave referuese për shkatërrtimin e plotë të një tumori në një seancë të vetme përmes dozave të larta të rrezatimit duke përcaktuar paraprakisht koodinatat tri-dimensionale të objektivit. Kur kjo terapi aplikohet në më shumë seance, ajo quhet si radioterapi stereotaktike. [1]

Radioterapia intraoperative

Në pacientët me kancer të gjirit, terapia e rrezatimit mund të kryhet me një kërkese për dozë të vetme që bëhet duke përdorur metodën e radioterapisë gjatë operacionit. Pasi të jetë hequr nga gjiri, në një operacion në zonën me tumor vendoset aplikuesi I posaçëm. Pas llogaritjeve të nevojshme, jepet rrezatimi në dozë të lartë vetëm për këtë arsye, duke plotësuar të gjitha trajtimiet lokale dhe mbrojtjen e indeve të shëndetshme.[2]

Referime

Bibliografia

  • Libri Onkologjia, nga autorët Xhavit Bicaj dhe Ramë Miftari.

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!