Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit ka një jetë relativisht të re. Ai zë fill që nga viti 1971 (në atë periudhë emërtohej-Fakulteti i Ekonomisë Agrare). Ish Fakulteti i Ekonomisë Agrare funksionoi si i tillë deri në vitin 1994, periudhë e cila përkon me ristrukturimin tërësor të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ky ristrukturim çoi në fuzionimin e këtij Fakulteti në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë, me dy departamentet përkatëse, Departamenti i “Drejtimit të Fermave dhe Agrobiznesit” dhe Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave Agrare. Ky ristrukturim, i cili filloi në vitin 1994 dhe përfundoi në vitin 1998, u realizua me konsulencën e projektit SARA (American Support for Agricultural Restructuring in Albania) dhe kishte si objektiv themelor përgjigjen ndaj kërkesave të reja që do të ofronte zhvillimi i bujqësisë dhe i sistemit të agrobiznesit në tërësi.
Në vitin 2007, si pasojë e ristrukturimit të ish - Fakultetit të Bujqësisë, u krijua Fakultet i Ekonomisë & Agrobiznesit, i cili ka aktualisht kater departamente, Departamenti “Drejtim Agrobiznesit”, Departamenti “Ekonomi dhe Politikave Agrare”, Departamenti “Financë Kontabilitet” dhe Departamenti “Matematike Informatike”.