Ekspresionizmi

Zhvillimet më të reja të artit muzikor, si dhe të arteve të tjera, cilësohen me ndryshime të mëdha. Këto kanë dinamizëm të larmishëm dhe gjallëri të rrëmbyeshme. Shprehja muzikore dallon rrënjësisht nga ajo e kohëve të mëparshme.

Meloditë, ritmet, harmonitë, strukturat formale janë krejtësisht të ndryshe, të padëgjuara më parë.

Pra, frymëzimi dhe mënyra krijuese muzikore janë krejtësisht të reja – revolucionare dhe përkojnë me këtë kohë që është aq dinamike dhe jo tradicionale.

Këto cilësi të reja muzikore I quajmë ekspresioniste që nënkupton të shfaqurit e përjetimit të brendshëm shpirtëror, pa u ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga ngacmimet e jashtme, pra krejtësisht në mënyrë subjektive.

Kompozitori ekspresionist paraqet botën e tij të brendshme, ndjenjat, imagjinatën, duke kërkuar rrugë te reja shprehëse.

Kjo gjuhë muzikore, e nisur dhe e zhvilluar nga kompozitori austiak Arnold Shënberg, në fillim të shek.XX u përqafua edhe nga kompozitorë të tjerë, duke krijuar stilin e ri muzikor, të quajtur ekspresionizëm.

Arnold Shënberg (1874, Vjenë - 1951, Los Anxhelos)

Arnold Shënberg (1874, Vjenë-1951, Los Anxhelos)

Muzika ishte e pranishme në jetën e Shënbergut që nga fëmijëria e tij e hershme, ngase nënën e kishte pianist. Në moshën tetëvjeçare filloi të mësojë violin e pastaj edhe violonçelo.

Që nga kjo kohë tregon interesim edhe për kompozim. Mësimet muzikore, si ato teorike, ashtu edhe ato praktike I përvetësoi kryesisht vetë, pra ishe autodidakt.

Thellimi I tij muzikor ishte aq I gjerë, saqë u emërua profesor në disa institucione të larta, si: në Berlin, në Boston, në Los Anxhelos etj… Disa nga nxënësit e tij u bënë po aq të famshëm si Alban Berg e Anton Vebern.

Kompozoi muzikë instrumentale dhe vokalo-instrumentale. Ai merrej edhe me pikturë dhe shkruante tekste për veprat e veta. Ishte një figurë e shquar e ekspresionizmit muzikor.

Veprat më të njohura dhe karakteristike për stilin ekspresionist të kompozitorit Shënberg janë: “5 kompozime pianistike op.23” cikli I këngëve “Pierri ëndërrimtar”, “I mbijetuari nga Varshava” për recitues, për kor burrash dhe për orkester, “Nara e purpurtë” vepër orkestrale etj…


Ekspresionizmi Artistik

Ekspresionizmi nuk shfaqet vetëm në muzikë, por atë e vërejmë, bile më herët, në artin figurative dhe në atë letrar. Janë të njohur ekspresionistët figurative, si:

Eduard Munk, Zhorzh Brak, e deri te kubisti Pablo Pikaso, duke e përfshirë edhe piktorin tonë, Ibrahim Kodra etj…

Shih edhe:

Ekspresionizmi Abstrakt

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!